Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Pejë.

Policia me të pranuar informatën menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes së bashku me autoambulancën.


Trupi i pajetë i viktimës është gjetur brenda një dhome në shtëpinë e tij, dhe në afërsi të turpit është gjetur një pistoletë.

“Pas një informate të pranuar policia dhe autoambulanca kanë dalur në vendin e ngjarjes ku në shtëpinë e tij në një dhomë është gjetur trupi i pajetë i viktimës vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor. Në afërsi të trupit është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë”, ka njoftuar policia.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. /Telegrafi/