Gjendet i vdekur një person në Kaçanik

Një person është gjetur në rrugë pa shenja jete.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës thuhet se ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 15:50 në “Fusha e Pajtimit”, Kaçanik.
Siç thuhet në raport, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.
“Raportohet se në rrugë është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës u lirohet familjarëve për ceremoni mortore”, thuhet në raport. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals















































