Gjendet pa shenja jete një person në Shtime


Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person është gjetur pa shenja jete në Shtime.
Rasti ka ndodhur të enjten, në ora 09:55.
“Është raportuar se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse, ku është njoftuar edhe prokurori dhe me vendim të tij trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.
Rasti po vazhdon të trajtohet nga ekipet relevante policore. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
1 orë më parë
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




































