Një person është gjetur pa shenja jete në një objekt të pabanuar në qytetin e Pejës, të shtunën pasdite.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi i cili tha se rasti është duke u trajtuar si “Hetim i vdekjes”.


“Sot, më 06.09.2025, rreth orës 18:30, policia është njoftuar se në një objekt të pabanuar, në dysheme është i shtrirë një person, i cili dyshohet se është pa shenja jete,” deklaroi Gashi.

Njësitet policore dhe emergjenca kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me urdhër të prokurorit të rastit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Hetimet për zbardhjen e rrethanave të vdekjes janë në proces. /Telegrafi/