Një grua është gjetur pa shenja jete në Gjakovë.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 15:25.


Ndërkaq në raport bëhet e ditur se mjeku e ka konstatuar vdekjen e viktimës.

“Është raportuar se viktima femër kosovare është gjetur pa shenja jete,  mjeku e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport. /Telegrafi/