LAJMI I FUNDIT:

Gjendet pa shenja jete një burrë në Fushë Kosovë

Gjendet pa shenja jete një burrë në Fushë Kosovë

Një person është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Fushë Kosovë.

Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 14:15.

Vdekjen e viktimës mashkull e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.


“Është gjetur pa shenja jete në banesën e tij viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për autopsi”, ka njoftuar policia. /Telegrafi/