Një trup i pajetë është gjetur në liqenin e ‘Sothern California’, aty ku aktorja e njohur Naya Rivera është zhdukur.

Trupi, i cili ende nuk është verifikuar është zbuluar gjatë ditës së sotme (e hënë), shkruan CNN.


Sherifi i i qarkut Ventura, ku aktorja është zhdukur ka kërkuar të dhëna nga familja e Nayas për të ekzaminuar trupin e pajetë.

GettyImages 1255274718 (Foto: Amy Sussman/Getty Images/Guliver)

“Kur kemi situata të tilla duket që të vazhdojnë hetimet, është e vështirë për të gjithë që jemi të inkuadruar. Nuk mund ta imagjinoj se si mund të ndihen familjarët”, është shprehur ai.

Ndonëse kanë filluar dyshimet, ai nuk e ka deklaruar se personi pa jetë është Naya Rivera.

GettyImages 1255285139 1 (Foto: Amy Sussman/Getty Images/Guliver)

Ndërkaq, autoritetet përkatëse kanë qenë duke kërkuar për 33 vjeçaren që nga e mërkura e javës së kaluar.

Ajo kishte shkuar në liqen në një paradite, dhe kishte marrë me qera një anije së bashku me djalin e saj 4 vjeçar.

GettyImages 1145383841 (Foto: Presley Ann/Getty Images for Libertine/Guliver)

Djali i saj më pas ishte parë në anije, por nëna e tij nuk ishte gjetur në asnjë vend. Në po të njëjtin vend ishte parë vetëm xhaketa e saj.

Përpos kësaj, autoritetet kishin gjetur çantën dhe kartelat e saj të identitetit, por jo më shumë. /Telegrafi/