LAJMI I FUNDIT:

Gjendet një trup i pajetë në Kavajë

Gjendet një trup i pajetë në Kavajë

Gjendet një trup i pajetë në një kanal, në një fshat të Kavajës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:20 të kësaj të diele, në fshatin Gjoc në Kavajë.

Në një kanal, është gjetur një trup i pajetë i gjinisë mashkull, rreth moshës 60-70 vjeç, i cili nga këqyrjet paraprake nuk rezulton të ketë shenja dhune në trup apo dëmtime të tjera.


Drejtoria e Policisë Tiranë kërkon ndihmën dhe bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e trupit të pajetë.

Trupi i pajetë ka këto karakteristika fizike, është rreth 1.70 m i gjatë, me flokë të thinjura dhe në momentin e konstatimit kishte të veshur një këmishë me mëngë të shkurtra ngjyrë e bardhë me vija blu dhe të kuqe.

Po ashtu mbante veshur pantallona ngjyrë blu e errët, si dhe në dorë mbante një orë me fushë të bardhë me mbishkrimin “Quartz-Woke”.

Çdo qytetar që disponon informacion të nevojshëm është i lutur të telefonoj në numrin pa pagesë 112 ose në numrin e Sallës Operative 0694110202. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Lajme
Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Lajme
Analistët: Pahor e njeh rajonin, por si emisar i BE-së s'mund ta

Analistët: Pahor e njeh rajonin, por si emisar i BE-së s'mund ta "transformojë" dialogun

Lajme
Momenti kur Edi Rama u përkulet shqiptarëve në Greqi

Momenti kur Edi Rama u përkulet shqiptarëve në Greqi

Lajme
Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë: Asociacioni, kusht që nuk lidhet me Këshillin e Evropës

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë: Asociacioni, kusht që nuk lidhet me Këshillin e Evropës

Lajme
Nesër takohen Kurti e Krasniqi, në tavolinë dy tema

Nesër takohen Kurti e Krasniqi, në tavolinë dy tema

Politikë
Kalo në kategori