LAJMI I FUNDIT:

Gjendet një predhë artilerie në Tetovë

Gjendet një predhë artilerie në Tetovë

Një predhë e pashpërthyer artilerie, kalibë 100mm, është gjetur dje në afërsi të një pompe benzine në Leshkë, në një parcelë bujqësore në rrugën rajonale Tetovë – Jazhincë, transmeton Telegrafi.

Sipas zëdhënësit të SPB-së në Tetovë, Marjan Josifovski, predha është gjetur nga personi E. S (51) nga fshati Sllatinë, i cili ka qenë duke punuar me eskavator. Punëtori e ka njoftuar përgjegjësin e firmës ndërtuese, që më pas të paraqesin rastin në polici.


Ekipi i Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim ka kryer hetime bashkë me SPB-në dhe pas kryerjes së këtyre procedurave, predha është larguar nga aty, për t’u transportuar në procedurën e radhës, pra shkatërrimin e saj./Telegrafi/