Gjakovë është raportuar gjetja e një mjeti të dyshuar shpërthyes në një hapësirë private.

Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur më 28 prill 2026 rreth orës 18:30, kur një person gjatë punës në kopshtin e tij ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes.


Menjëherë pas raportimit, në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet relevante të sigurisë, të cilat kanë bërë sigurimin e zonës dhe kanë ndërmarrë masat e nevojshme për të parandaluar çdo rrezik të mundshëm.

Autoritetet pritet të vazhdojnë me procedurat hetimore dhe trajtimin e mjetit të dyshuar në përputhje me protokollet përkatëse. /Telegrafi/