LAJMI I FUNDIT:

Gjendet këlyshi i ariut të murrmë, kthehet në territorin e Parkut të Sharrit (Video)

Gjendet këlyshi i ariut të murrmë, kthehet në territorin e Parkut të Sharrit (Video)

Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit, ka njoftuar se ariu i murrmë i është kthyer territorit të parkut aty ku edhe përket.

Sipas AMMK-së, këlyshi i vogël i llojit të ariut të murrmë i pagëzuar “Sharri”, i cili me datën 28.02.2019 ishte pranuar nga stafi i Drejtorisë për Administrimin e Parkut Kombëtar “Sharri” nga një banor i Komunës së Prizrenit, i është kthyer habitatit të tij natyrorë në territorin e parkut aty ku edhe përket.


Në videon e publikuar nga AMMK shihet se ariu gëzon shëndet të mirë dhe është nën mbikëqyrje të personave kompetent.

“Ai ishte marrë në mbikëqyrje të personave kompetent nga DAPK “Sharri”, pasi që në momentin e pranimit nuk ishte i gatshëm të kthehej në natyre”, thuhet mes të tjerash në shkrimin e tyre.