LAJMI I FUNDIT:

Gjenden rreth 4,000 objekte të trashëgimisë kulturore në një banesë në Tiranë, arrestohet 61 vjeçari

Gjenden rreth 4,000 objekte të trashëgimisë kulturore në një banesë në Tiranë, arrestohet 61 vjeçari

Policia e Shtetit ka njoftuar sot përmbylljen e një operacioni policor ku janë sekuestruar rreth 4,000 sende të dyshuara si objekte të trashëgimisë kulturore në një banesë në Tiranë dhe ka vënë në pranga poseduesi e objekteve.

Pas një pune hetimore disa javore, policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin A. K., 61 vjeç, banues në rrugën “Ali Demi” në Tiranë, për veprat penale “Vjedhja e veprave të artit e kulturës” dhe “Trafikimi i veprave të artit dhe kulturës”.


Shërbimet e policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në një apartament në pronësi të këtij shtetasi, në rrugën “Shyqyri Brati”, kanë gjetur rreth 4,000 sende të dyshuara si pasuri kulturore të luajtshme.

Policia ka publikuar pamje nga shtëpia e mbushur me sende me vlerë.

“Në bashkëpunim me specialistët dhe ekspertët e Institucioneve të Specializuara në Ministrinë e Kulturës vijon puna për inventarizimin e këtyre objekteve dhe dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale”, ka shtuar policia, duke shtuar se materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori