LAJMI I FUNDIT:

Gjatë vikendit, vranët, mund të ketë edhe reshje shiu

Gjatë vikendit, vranët, mund të ketë edhe reshje shiu

Gjatë këtyre dy ditëve të vikendit, vendi ynë do të ndikohet nga masat e lagështa të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik.

Në këtë gjendje meteorologjike, Instituti Hidrometerologjik i Kosovës vlerëson se do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me kushte për reshje të shiut.


Ndërkaq, sipas njoftimit të IHMK-së, në vise malore me lartësi mbidetare mbi 800 metra, reshjet e shiut do të shoqërohen edhe me fjolla të dobëta bore.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 deri në 1 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-7m/s”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/