LAJMI I FUNDIT:

Gjatë udhëtimit në Vietnam, Kim Jong-Un bëri disa pauza për cigare – motra e ndiqte nga pas duke ia mbajtur shpuzoren e kristaltë (Video)

Gjatë udhëtimit në Vietnam, Kim Jong-Un bëri disa pauza për cigare – motra e ndiqte nga pas duke ia mbajtur shpuzoren e kristaltë (Video)

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-Un preferon të jetë në qendër të vëmendjes,  kjo për faktin se gjatë udhëtimit nga vendlindja për në Vietnam, motra e tij është parë duke ia mbajtur në duar shpuzoren derisa ai shijonte cigaret gjatë pauzave, shkruan Guardian.

Kim kishte udhëtuar nga Koreja në Vietnam, me trenin e tij “legjendar” me ngjyrë verdhë dhe të gjelbër që është i blinduar dhe që brenda tij kishte akomoduar edhe shumë zyrtarë tjerë të kabinetit të tij, transmeton Telegrafi.


E bëjnë sërish, dhjetëra truproja të Kim Jong-Un vrapojnë pas limuzinës së tij në Vietnam (Video)
Lexo po ashtu E bëjnë sërish, dhjetëra truproja të Kim Jong-Un vrapojnë pas limuzinës së tij në Vietnam (Video)

Në momentin që kishte mbërritur në stacionin e trenit Dong Dangut në Vietnam, ai ishte pritur me buqetë me lule dhe tepih të kuq nga nikoqirët, ku prej aty ka vazhduar rrugëtimin me limuzinën e zezë deri në Hanoi, ku pritet të zhvillohet takimi mes tij dhe presidentit amerikan Donald Trump.

Por, gjatë pauzave të shumta që i kishte bërë gjatë udhëtimit me tren, Kim është parë duke pirë cigare e në çdo hap e ndiqte motra e tij Kim Yo-Jong që mbante në duar shpuzoren e kristaltë, me qëllim që ai të mund ta shkund cigaren.

Zyrtari i Koresë së Veriut, fillon të vrapojë kur e kupton se kishte ngecur disa metra pas Kim Jong-Un (Foto/Video)
Lexo po ashtu Zyrtari i Koresë së Veriut, fillon të vrapojë kur e kupton se kishte ngecur disa metra pas Kim Jong-Un (Foto/Video)

Ky nuk është veprimi i vetëm që ka nxitur reagime nga më të ndryshmet, pasi edhe në momentin që kishte zbritur nga treni në Vietnam një zyrtar i tij është kapur nga kamerat duke vrapuar pas tij, pasi kishte ngecur pas disa hapa. Ai duhej domosdo të qëndronte prapa tij, në mënyrë që në momentin që t’i dhurojnë lulet në shenjë mirëseardhje të ketë kush t’ia merr e mos t’ia lërë në duar.

Tjetër ngjarje e pazakontë që është filmuar, janë dhjetëra truproja të tij që u panë duke vrapuar pas limuzinës së tij që e kishin rrethuar dhe po e eskortonin deri në hotelin ku do të akomodohet. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Turqia
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
SHBA-ja konfirmon dhe shpjegon vendimin për të vënë veto ndaj anëtarësimit të Palestinës në OKB

SHBA-ja konfirmon dhe shpjegon vendimin për të vënë veto ndaj anëtarësimit të Palestinës në OKB

Amerika
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Brnabiq e Vulin në Republikën Serbe - tubim ku mohohet gjenocidi serb në Srebrenicë dhe lartësohet lufta e Rusisë në Ukrainë

Brnabiq e Vulin në Republikën Serbe - tubim ku mohohet gjenocidi serb në Srebrenicë dhe lartësohet lufta e Rusisë në Ukrainë

Bosnja

"Gishtin e kemi në këmbëz": Irani kërcënon me sulm drejt objekteve bërthamore të Izraelit

Azia
Kalo në kategori