Gjatë një eventi të transmetuar drejtpërdrejtë, një avokat ndërpret fjalimin e drejtorit ekzekutiv të OpenAI – ia dorëzon një thirrje gjyqësore

Drejtori ekzekutiv i OpenAI, Sam Altman, u zu në pritë papritur dhe iu dha një thirrje gjyqësore gjatë një eventi për të folur.
Miliarderi 40-vjeçar i teknologjisë po fliste brenda teatrit Sydney Goldstein në San Francisko të hënën, kur një avokat hyri me forcë në skenë, transmeton Telegrafi.
Një video dramatike kapi momentin kur një burrë me një çantë shpine hyn me forcë, duke valëvitur një zarf të bardhë dhe duke deklaruar se ka një thirrje gjyqësore për manjatin.
Drejtori ekzekutiv me pamje të hutuar shikoi ndërsa të tjerët në skenë qëndruan midis tij dhe burrit të panjohur.
Grupi aktivist Stop AI më vonë zbuloi se avokati i tyre publik kishte qenë ai që 'e thirri me sukses' Altmanin për t'u paraqitur në gjyqin e tyre për bllokimin e dyerve të selisë qendrore të OpenAI.
Deklarata e tyre vazhdoi: "Të gjitha veprimet tona jo të dhunshme kundër OpenAI, ishin një përpjekje për të ngadalësuar OpenAI në përpjekjen e tyre për vrasjen e të gjithëve dhe çdo gjëje të gjallë në tokë", shtuan ata.
"Ky gjyq do të jetë hera e parë në historinë e njerëzimit ku një juri njerëzish normalë pyetet për kërcënimin e zhdukjes që AI paraqet për njerëzimin", u tha ndër tjera.
Gjyqi përqendrohet në grupin e protestave jo të dhunshme, anëtarët e të cilit pretendojnë se janë arrestuar vazhdimisht, përfshirë në shkurt kur tre prej tyre u morën në paraburgim për shkak se dyshohet se kanë refuzuar të largohen nga prona e kompanisë, sipas The San Francisco Chronicle.
Në thelb të gjyqit janë veprimet e përsëritura të dyshuara të organizatës për pengimin si të derës së përparme ashtu edhe të rrugës jashtë selisë së OpenAI.
Altman tani kërkohet ligjërisht të shërbejë si dëshmitar në gjyq, duke treguar që prokurorët e konsiderojnë dëshminë e tij ose provat përkatëse të rëndësishme për çështjen. /Telegrafi/

































