Në shkurt të këtij viti në Maqedoninë e Veriut janë dhënë 250 leje për ndërtim, që është për 27.7% më pak në krahasim me muajin e njëjtë vitin e kaluar.

Më së shumti leje ndërtimi ka rajoni i Shkupit me 85 dhe më pas vjen Pollogu me 53 dhe rajoni juglindor me 38.

Sipas të dhënave të ESHS-së, në Gostivar në shkurt janë dhënë 14 leje për ndërtime që është numri më i madh në rajonin e Pollogut. Më pas vjen Bërvenica me 10, Bogovina me 9 dhe Zhelina 7.

Sipas vlera e objekteve kap shifrën prej 2.863.961.000 denarë, ose 39.7% më pak se vitin e kaluar në po të njëjtin muaj.

Nga gjithsej 250 leje për ndërtim, 138 janë leje për objekte të larta, 29 objekte të ulëta dhe 83 objekte pa rekonstruktim./Telegrafi/