Një nënë në pushimet e saj të para jashtë vendit mbeti me fytyrë të kuqe në aeroport pasi një doganier zbuloi një lodër seksi në valixhen e saj.

Teena Ledet, nga Belle Chasse, Luiziana, SHBA, kishte qenë duke udhëtuar me të dashurin e saj, Ryan dhe vajzën e saj, Brianna, për në Evropë kur ndodhi incidenti gazmor, transmeton Telegrafi.


Kur Brianna po i bashkohej Teena-s në fluturimin e saj, nëna nuk e dinte se vajza e saj kishte bërë një shaka të rrezikshme me partnerin e saj.

Ryan kishte blerë një lodër seksi, përpara se t'ia jepte Brianna-s për të futur fshehurazi në bagazhin e Teena-s.

Teksa Teena iu afrua sigurisë, ajo mbeti e tmerruar pasi një doganier hapi bagazhin para dhjetëra pasagjerëve për të gjetur lodrën seksi rozë, të vendosur sipër rrobave të saj.

Videoja e regjistruar nga Brianna tregojnë momentin kur doganieri buzëqesh dhe i hedh Teena një vështrim sugjestionues, pasi ka hapur valixhen e saj.

Nëna e tronditur e mbylli me dorë gojën e saj pasi kuptoi se ishte subjekt i një shakaje, ndërsa vajza e saj nuk mund të ndalej së qeshuri.

Teena mund të dëgjohet duke i thënë Brianna-s, 'nuk mund ta besoj se e ke bërë këtë. Dua të qaj tani’, përpara se të urdhëroj vajzën e saj të ndalojë regjistrimin. Për ta shikuar videon klikoni këtu. /Telegrafi/