Festimi i rënies së regjimit të Bashar al-Assad në Raqqa të Sirisë u shndërrua në tragjedi pasi një burrë humbi kontrollin në automatik, duke shkaktuar panik dhe përleshje me policinë që la të vdekur një person. Të paktën 15 persona u plagosën.
Sirianët u mblodhën në qendër të qytetit dhe disa shprehën gëzimin e tyre me të shtëna festive, kur një burrë humbi kontrollin e automatikut dhe gabimisht hapi zjarr ndaj kalimtarëve, duke plagosur disa njerëz, thanë disa dëshmitarë për CNN-in.
Tensionet janë rritur në Raqqa që nga rënia e regjimit midis SDF-së të mbështetur nga SHBA-ja dhe Ushtrisë së Lirë Siriane (FSA) të mbështetur nga Turqia. Disa banorë të qytetit me mbizotërim arab i kanë bërë thirrje SDF-së që t’ia dorëzojë kontrollin e qytetit FSA-së. Shumica e popullsisë së Raqqas janë arabë ndërsa kurdët janë pakicë.
View this post on Instagram
Pas të shtënave, shpërthyen përleshjet midis të rinjve dhe një grupi lokal sigurie të lidhur me SDF-në, Forcat e Sigurisë së Brendshme, ku burrat hodhën gurë dhe forcat e sigurisë u përgjigjën me armë zjarri.
Disa njerëz u përpoqën të përfitonin nga kaosi duke sulmuar gjykatën qendrore të Raqqa për të liruar të burgosurit, por forcat e sigurisë i shtynë ata, duke hapur zjarr për t’i shpërndarë, sipas dëshmitarëve dhe një deklarate nga forcat e sigurisë.
Të paktën një person u vra dhe disa u plagosën në kaosin jashtë gjykatës, sipas një gazetari lokal dhe dy dëshmitarëve.
Forcat e sigurisë së brendshme njoftuan se disa nga anëtarët e tyre ishin në mesin e të plagosurve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Pas bisedimeve SHBA-Rusi, Franca thërret urgjent samitin e dytë për Ukrainën

SHBA dhe Rusia përfundojnë bisedimet e para pa Ukrainën, Moska me kërkesa të reja

Pas takimit SHBA-Rusi në Arabinë Saudite, reagon Zelensky

Publikohen pamjet gjatë aterrimit dhe rrokullisjes së aeroplanit në Toronto

Pas takimit në Riad, Rubio: Palët duhet të bëjnë kompromise për përfundimin e luftës në Ukrainë

Gjermania thotë se situata në Serbi mbetet thellësisht shqetësuese - vjen reagimi i Beogradit zyrtar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

“Rri i fortë dhe mos e ndal buzëqeshjen”- Getinjo mesazh mbështetës për Gjestin

Ismajli për Newborn: E kom rujt prej tana partive – s’kom lanë mesazh të Vetëvendosjes në monument

Dy lojtarë të Rayo Vallecanos një zëri: Nuk e dimë pse u anulua goli ndaj Barcelonës

Kryesuesi i Konferencës së Sigurisë së Mynihut nuk arriti të ndalë lotët gjatë fjalimit lamtumirës

Sejdiu: Thaçi e ka lexuar deklaratën e pavarësisë, nuk e ka shpallur

Zgjedhjet, pesë çështje kyçe me të cilat përballet kancelari i ardhshëm i Gjermanisë