LAJMI I FUNDIT:

Gjatë ditës dy incidente të armatosura me dy të plagosur, gjithçka që ndodhi në Prishtinë dhe Pejë

Gjatë ditës dy incidente të armatosura me dy të plagosur, gjithçka që ndodhi në Prishtinë dhe Pejë

Incidente me të shtëna nga armët e zjarrit kishte sot në Prishtinë dhe në Pejë. Në të dyja rastet mbetën të plagosur dy persona.

Incidenti i parë ishte ai në Prishtinë, që ndodhi rreth orës 12:00 në rrugën “Afrim Vitia”, ku një person u plagos në këmbë. Pak orë më vonë nga Policia e Kosovës konfirmuan për Telegrafin, se personi i dyshuar për këtë plagosje është dorëzuar në polici, si dhe ka dorëzuar armën me të cilën ka kryer plagosjen.

Ndërsa, në incidentin tjetër me të shtëna me armë në Pejë ishin përfshirë disa persona. E gjithë ngjarja ndodhi në rrugën “Nënë Tereza”, rreth orës 12:45. Personi, i cili u plagos, është duke marrë trajtimin e duhur mjekësor. Kurse, Policia e Kosovës menjëherë pas rastit ka identifikuar personat e dyshuar që kanë kryer këtë plagosje dhe është vënë në kërkim të tyre.


Publikohen pamje nga momenti i plagosjes në Pejë
Lexo po ashtu Publikohen pamje nga momenti i plagosjes në Pejë

Pas hetimeve dhe kërkimeve të bëra, policia ka arritur të arrestojë dy persona teksa kanë njoftuar së janë në kërkim edhe të një personi tjetër, gjithashtu policia ka bërë të ditur se edhe personi i cili është plagosur e që gjendet në spital, konsiderohet i dyshuar.

Incidentet me armë zjarri, kohëve të fundit janë shpeshtuar në Kosovë. Vetëm në javën e kaluar nga përleshjet me armë zjarri kanë humbur jetën dy persona, ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të plagosur, e që tash e disa ditë janë të shtrirë në QKUK.

Ndryshe, sipas statistikave të Policisë së Kosovës, në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, kanë ndodhur 12 vrasje.

“Ne në vazhdimësi kemi ndërmarrë veprime konkrete për parandalim qoftë përmes fushatave të ndryshme për vetëdijesim për të gjitha aktivitetet e kundërligjshme që mund të ndikojnë drejtpërsëdrejti apo tërthorazi në rrezikimin e sigurisë së përgjithshme apo që mund të dërgojnë tek kryerja e akteve të tilla. Duke ju referuar të dhënave në Policinë e Kosovës për rastet nga Neni 178 ‘Vrasje’ në përgjithësi kemi këto të dhëna: në vitin 2018 janë evidentuar gjithsej 32 raste të vrasjeve. Ndërsa në vitin 2019, për gjashtë mujorin e parë janë evidentuar gjithsej 12 vrasje”, thuhet në përgjigjen e policisë dhënë Telegrafit.

Publikohen pamje nga momenti i plagosjes në Pejë
Lexo po ashtu Publikohen pamje nga momenti i plagosjes në Pejë

Ndryshe, 90 për qind e vrasjeve në Kosovë kryhen me armë ilegale, kurse numri i këtyre armëve është mbi 200 mijë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mimoza Kusari - Lila diagnostikohet me kancer të gjirit, njofton se ka kryer operimin në QKUK

Mimoza Kusari - Lila diagnostikohet me kancer të gjirit, njofton se ka kryer operimin në QKUK

Lajme
Vitia i uron shërim të plotë Kusari - Lilës, bën thirrje që gratë të bëjnë kontrolla të rregullta

Vitia i uron shërim të plotë Kusari - Lilës, bën thirrje që gratë të bëjnë kontrolla të rregullta

Lajme
Sekuestrimi i 11 kilogramëve marihuanë në Bërnicë të Prishtinës, kryeprokurori i Ferizajt tregon si e kanë zbuluar rastin

Sekuestrimi i 11 kilogramëve marihuanë në Bërnicë të Prishtinës, kryeprokurori i Ferizajt tregon si e kanë zbuluar rastin

Drejtësi
Vetëdorëzohet avokati Alban Bengasi, do të paguante Nuredin Dumanin për t’i vrarë ish gruan

Vetëdorëzohet avokati Alban Bengasi, do të paguante Nuredin Dumanin për t’i vrarë ish gruan

Lajme
Aktakuzë kundër 26 zyrtarëve policorë, të dyshuar për

Aktakuzë kundër 26 zyrtarëve policorë, të dyshuar për "Marrje ryshfeti" në pikën kufitare Vërmicë

Lajme
Gjobitet shoferi me 400 euro gjobë, pikë negative e masë mbrojtëse, drejtoi veturën me fëmijë në prehër

Gjobitet shoferi me 400 euro gjobë, pikë negative e masë mbrojtëse, drejtoi veturën me fëmijë në prehër

Kronika e Zezë
Kalo në kategori