LAJMI I FUNDIT:

Gjatë 2018-së mbyllen 32 subjekte të paligjshme të Lojërave të Fatit

Gjatë 2018-së mbyllen 32 subjekte të paligjshme të Lojërave të Fatit

Monitorimi i subjekteve që merren me veprimtarin e lojërave të fatit është në kompetencën e Administratës Tatimore të Kosovës (ATK).

Sipas një njoftimi në Facebook të zëdhënëses së ATK-së, Valentina Bytyqi-Sefa, thuhet se gjatë vitit 2017 janë mbyllur 214 subjekte të Lojërave të Fatit të cilat kanë ushtruar jashtëligjshëm veprimtarinë biznisore konform ligjit, ndërsa gjatë 2018-së janë mbyllur 32 të tilla.


“Vetëm gjatë vitit 2017 nga Divizioni i Lojërave të Fatit janë zhvilluar 1,540 aksione, si rezultat i të cilave janë mbyllur 214 subjekte të cilat kanë ushtruar jashtëligjshëm veprimtarin e lojërave të fatit, po ashtu janë anuluar 179 licenca dhe janë lëshuar gjoba në vlere 1.3 milionë euro. Ndërsa, viti 2018 ka nisur me aktivitet të cilat po ashtu dalin nga plani strategjik, ku deri me tani-për këta dy muaj janë mbyllur 32 subjekte (bastore dhe aktivitete të ngjashme), si dhe janë lëshuar gjoba në vlerë 124 mijë euro”, thuhet në postimin e zëdhënëses së ATK-së.

Të gjitha aksionet janë udhëhequr nga Administrata Tatimore, e mbështetur nga Policia e Kosovës dhe Dogana e Kosovës.

ATK mbyll 13 subjekte të lojërave të fatit
Lexo po ashtu ATK mbyll 13 subjekte të lojërave të fatit

ATK, në mënyrë që të jetë edhe më e suksesshme në zbatim e ligjit, mbetet e hapur për bashkëpunim me qytetarët dhe institucionet tjera të zbatimit të ligjit. Për këtë qëllim ftojmë qytetarët që të gjitha informatat e korrupsionit në lidhje me ATK-në dhe evazionin fiskal, t’i paraqesin në linjën pa pagesë 0800-80-800. /Telegrafi/