LAJMI I FUNDIT:

Gjashtë ushtrime joga që ju qetësojnë para se të flini (Foto)

Gjashtë ushtrime joga që ju qetësojnë para se të flini (Foto)

Joga mund të jetë një mënyrë shumë e mirë për t’u kujdesur për trupin dhe për të pasur një shëndet të mirë, duke larguar energjitë negative të fituara gjatë ditës

Ajo ndikon në përmirësimin e shëndetit fizik dhe mendor, duke ju ndihmuar në largimin e stresit dhe çlodhjen e muskujve për të bërë një gjumë më të rehatshëm.


Sarah Ezrin, një profesore e ushtrimeve, ka këshilluar 6 poza yoga që mund të bëni çdo mbrëmje para se të flini.

Kështu, çdo mbrëmje do të jeni më të relaksuar, do të keni më shumë energji fizike dhe mendore si dhe do t’ju bëjë të ndiheni më të lumtur.

Është poza e duhur për t’u qetësuar, përsëriteni disa herë

Nëse keni një punë që ju duhet të rrini ulur gjithë kohës, kjo pozë ju ndihmon të relaksoni muskujt

Kjo pozë ndihmon në qarkullimin e gjakut dhe qetësimin e shtyllës kurrizore

Nëpërmjet kësaj lëvizjeje mund të relaksoni muskujt e gjithë trupit

Ulja e kokës nëpërmjet kësaj poze ndihmon për qetësimin e sistemit nervor dhe dhimbjes së kokës

Qetësimi total i të gjithë muskujve