LAJMI I FUNDIT:

Gjashtë pikat e Kurtit për Asociacionin, deklaratat e opozitës në Kuvend dhe reagimet nga njohës të fushës

Gjashtë pikat e Kurtit për Asociacionin, deklaratat e opozitës në Kuvend dhe reagimet nga njohës të fushës

Kuvendi i Kosovës të enjten ishte arenë e përplasjeve verbale ndërmjet kryeministrit të vendit, Albin Kurti dhe përfaqësuesve të opozitës lidhur me Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Kurti gjatë fjalimit të tij në Kuvend ka treguar gjashtë kushtet për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.


Ai theksoi sërish para deputetëve të Kosovës se nuk mund të ketë Asociacion një etnik.

Kurti para deputetëve: Nuk mund të ketë Asociacion një etnik në Kosovë
Lexo po ashtu Kurti para deputetëve: Nuk mund të ketë Asociacion një etnik në Kosovë

Gjashtë kushtet që Kurti përmendi për themelimin e Asociacionit:

-Asociacioni të bëhet në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe ligjet në fuqi.

-Asociacioni nuk mund të jetë monoetnik, duhet të ndërrojë emrin, nuk mund të ketë/bartë asnjë pushtet publik (apo ekzekutiv) dhe duhet t’i shërbejë vetëm bashkëpunimit horizontal të komunave sipas Kushtetutës dhe ligjit për vetëqeverisje lokale (kreu 5).

-Të drejtat e pakicave kombëtare duhet ta ngërthejnë parimin e reciprocitetit ndërmjet dy shteteve si dhe të marrin parasysh standardet dhe modelet evropiane.

-Para vendosjes së Asociacionit, strukturat ilegale në veri të shuhen dhe bëhet dorëzimi i të gjitha armëve ilegale.

-Asociacioni është pjesë e marrëveshjes finale dhe zbatohet pas njohjes reciproke dhe pasi Serbia t’i ketë pranuar parimet e kartës së OKB-së në raport me Kosovën.

-Presidenti i Serbisë i tërheq letrat e dërguara te pesë shtetet anëtare të BE-së dhe tek të tjerat, për mospranimin e aplikimit të Republikës së Kosovës për anëtarësim në BE, që paraqet edhe shkelje të po asaj marrëveshjeje Thaçi-Daçiq të 19 prillit 2013.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti

E deklarata e Kurtit për Asociacionin nxiti debat në Kuvend dhe reagimin e partive opozitare.

Shefi i Grupit parlamentar të PDK-së, partisë më të madhe opozitare në Kuvend tha se Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq në të njëjtën ditë e moment kanë folur për Asociacionin, ndërkaq tha se nuk e di nëse kjo është rastësi apo sinkronizim.

“Nuk e di a është rastësi apo e sinkronizuar mes presidentit Vuçiq dhe kryeministrit Kurtit, mirëpo edhe Vuçiq po raportohet në media duke e mbajt një seancë për Kosovën në Parlamentin e Serbisë. Në të njëjtën kohë kryeministri na jep një lajm që e shtinë Kosovën në një drejtim të ri.

Pra Kosova e drejtuar nga qeveria Kurti e cila do ta themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe në vendin tonë. Kjo ditë duket të jetë një koordinim i mirë me presidentin Vuçiq, të cilët në të njëjtën ditë, në të njëjtën moment janë duke dhënë lajme të rëndësishme për drejtimin që do të marr kjo marrëveshje”, ka thënë Tahiri të enjten në Kuvend.

Shefi i GP-së së PDK-së, Abelard Tahiri

Sipas tij, Kurti ka bërë një kthese dhe ndryshim drastik sa i përket qëndrimit për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, raporton Telegrafi.

E lidhur me gjashtë pikat e Kurtit, ka reaguar edhe deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku, njëherësh kryetar i kësaj partie.

Ai tha se 2 shkurti është data e pranimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovës nga kryeministri, Albin Kurti.

“Kjo datë e 2 shkurtit është data e pranimit të Asociacionit nga kryeministri Kurti. Kurti tha që marrëveshja e vitit 2013 është e bëshme me disa kushte…Kryeministri Kurti ka pasur dialog me Vuçiqin, dhe asnjëherë s’ka ardhur në kuvend që të flas me deputetet shqiptarë dhe jo shqiptar të Kosovës”, tha Abdixhiku.

Kurti e Abdixhiku përplasen për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe
Lexo po ashtu Kurti e Abdixhiku përplasen për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe

Ai po ashtu tha se Kurti e ka çuar Kosovën në qorrsokak, raporton Telegrafi.

“…eja raporto në Kuvend të Kosovës se e ke futur Kosovën në qorrsokak…”, ka thënë Abdixhiku.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku

Për gjashtë pikat e Kurtit për Asociacionin ka folur edhe drejtori i Institutit të Kosovës për Politikat Evropiane, Demush Shasha, i cili i ka quajtur improvizime dhe sensacion momental politik.

Në një shkrim në llogarinë e tij në Facebook, Shasha ka thënë se pikat e Kurtit duken jashtëzakonisht të ngjashme me ato katër kushtet e dialogut – nga CEFTA në SEFTA, nënshkrimi i marrëveshjes së paqes dhe mos-agresionit, reciprocitet bilateral në çështje të pakicave, dhe largimi i Odaloviqit nga delegacioni serb.

Shasha tha se janë dy gjëra që lënë shije të keqe për mënyrën se si u prezantuan sot këto 6 kushte të Asociacionit.

Drejtori i Institutit të Kosovës për Politikat Evropiane, Demush Shasha

Sipas tij, kryeministri i prezantoi ato në kuadër të një ballafaqimi momental me opozitën dhe jo si produkt i një procesi serioz politik i cili synon t’i kthejë parimet politike në politikë shtetërore.

Ai thekson se nëse Kurti me të vërtet beson se këto janë “vijat e kuqe” të Kosovës, atëherë ai është dashur që në takime të mbajtura me liderët e opozitës t’i njoftojë ata për këtë qëndrim dhe të fillojë një dialog konfidencial me qëllim të shkëmbimit të mendimeve dhe krijimit të konsensusit të nevojshëm ndër-partiak për “vijat e kuqe”.

“…Kësisoj këto do kishin marr formën përfundimtare të një platforme për dialogun të cilën do mbështetnin të gjitha partitë. Kështu si ka vepruar Kryeministri duke i hedhur këto 6 kushte nga qielli në cirkun politik ai vetëm ka thelluar përçarjet në mes partive rreth kësaj çështje”, tha Shasha. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Kalo në kategori