LAJMI I FUNDIT:

Gjashtë muaj nga Qeveria Kurti, kryeministri: Nga një vend pa kontratë për vaksina antiCOVID, siguruam 2.2 milionë sosh  

Gjashtë muaj nga Qeveria Kurti, kryeministri: Nga një vend pa kontratë për vaksina antiCOVID, siguruam 2.2 milionë sosh  

Kryeministri i vendit, Albin Kurti tha se sot bëhen gjashtë muaj nga formimi i Qeverisë që ai drejton, ndërsa tha se nga një vend ku as nuk kishte kontratë për sigurimin e vaksinave antiCOVID, sot Kosova është vendi i dytë në rajon për vaksinimin e qytetarëve.

Ai tha se nga formimi i Qeverisë më urgjentja ishte menaxhimi i pandemisë.

“Nuk gjetëm asnjë vaksinë, asnjë kontratë të negociuar për sigurimin e tyre, ndërkaq sot që flasim i kemi siguruar 2.2 milionë vaksina dhe janë administruar 1.2 milion sosh. Vaksinimin e filluam të fundit në rajon me një diferencë bukur të madhe kohore dhe refuzuam të marrim vaksinat që nuk janë aprovuar nga Bashkimi Evropian dhe SHBA, ndërsa sot jemi në rajon shteti i dytë për vaksinimin e qytetarëve”, tha ai, raporton Telegrafi.

Kurti tha më tej se varianti Delta mori mori shumë jetë të njerëzve.

Sipas tij, masat e marra nga Ministria e Shëndetësisë kanë dhënë efektin e tyre dhe nga mbi 2 mijë raste në ditë, numri ka rënë në 173 të të infektuarve sa ishin një ditë më parë, ndërkaq numri i të hospitalizuarve ka shënuar rënie për 71 për qind.

“Në emër të qeverisë shpreh ngushëllime për secilën jetë të humbur, duke shpresuar se ke kemi lënë prapa më të keqen dhe duke shpresuar se kësaj pandemie do të vie e po i vie fundi, e fundin e secilës do ta shohim më shpejtë nëse vaksinohemi të gjithë e sa më shpejt”, tha Kurti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori