LAJMI I FUNDIT:

Gjashtë këshilla si të kujdeseni për kanakarët gjatë ditëve të ftohta

Gjashtë këshilla si të kujdeseni për kanakarët gjatë ditëve të ftohta

Nuk jemi vetëm ne të ndjeshëm kur ftohet moti, por edhe kanakarët tanë

Disave dimri u pengon më shumë, disave më pak, por kushtet e këtilla të motit gjithsesi kërkojnë disa ndryshime, transmeton Telegrafi.


Ushqimi

Shumica e veterinarëve këshillojnë pronarët e qenve por edhe të kafshëve të tjera që në periudhën e dimrit të shtojnë marrjen e vitaminave, si edhe thartira omega 3 dhe omega 6. Vaji i peshkut, fasulja e kuqe dhe vezët mund të ndihmojnë në zbutjen e lëkurës së thatë të qenit tuaj dhe në zbutjen e artritit i cili mund të jetë pasojë e motit të ftohtë.

Hidratimi

Nëse qeni juaj është në oborr, kujdesuni që gjithmonë të ketë ujë. Kjo është posaçërisht e rëndësishme dimrit, sepse uji shpesh bëhet akull, andaj duhet patjetër disa herë në ditë t’i jepni ujë të vakët. Nëse shkoni në shëtitje gjithashtu kujdesuni që të merrni ujë me vete.

Shëtitja

Kur shëtisni qenin, ndërkaq jashtë ka borë dhe akull, jini të kujdesshëm nëse i lëshoni pa litar. Për shkak të kushteve të ndryshme të motit, nuhatja dhe të parit mund t’u dobësohet, andaj mund edhe të humbin. Kujdesuni edhe që ta mbyllni mirë derën e oborrit në mënyrë që qeni të mos dalë jashtë. Statistikat thonë që shumë më tepër qen bredhin dimrit, ndërkaq kjo vlen njësoj edhe për macet, aq më parë për ato të cilat kalojnë më shumë kohë në shtëpi apo në banesë.

Putrat

Për shkak të akullit nëpër disa rrugë malore shpesh ka kripë, ndërkaq kripa dhe antifrizi ngelin në putra të kanakarëve tuaj, të cilat ata i lëpijnë dhe mund të helmohen. Pra, pas shëtitjes, fshijani putrat. Për mbrojtje plotësuese mund t’ia lyeni me vazelinë apo me krem.

Larja

Pas larjes, patjetër thani mirë kanakarët tuaj para se t’i lëshoni jashtë. Nëse kanë qime të shkurtër, palltoja e vogël do të mund t’i ngrohë.

Shtëpiza

Nëse shtëpiza për kanakarët tuaj është jashtë, kujdesuni që të jetë mirë e izoluar dhe që batanija në të cilën shtrihet gjithmonë të jetë e thatë. Në këtë rast mund të kenë probleme, sepse ata kryesisht urinojnë dhe shpejt e lagin edhe batanijen. Për këtë shkak disa vendosin kashtë në shtëpiza e cila e ruan mirë ngrohtësinë. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
Si të bësh para: Ç'ju mësuan prindërit e pasur fëmijëve të tyre?

Si të bësh para: Ç'ju mësuan prindërit e pasur fëmijëve të tyre?

Lifestyle
Rregullat e karmës që do t’jua ndryshojnë perspektivën për jetën

Rregullat e karmës që do t’jua ndryshojnë perspektivën për jetën

Këshilla Lifestyle
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Ç’do të thotë nëse shihni shpesh numrin 6? Numerologjia shpjegon fenomenin

Ç’do të thotë nëse shihni shpesh numrin 6? Numerologjia shpjegon fenomenin

Astrologji
Sa sekonda duhet të zgjasë një puthje për një martesë të lumtur?

Sa sekonda duhet të zgjasë një puthje për një martesë të lumtur?

Lifestyle
Kalo në kategori