Gjashtë destinacionet e mundshme për Mourinhon: Rikthime emocionale, më shumë para ose diçka edhe më e çmendur

Jose Mourinho është sërish trajner i lirë pasi u shkarkua nga Roma. Ish- trajneri i Chelseat dhe Manchester United , i cili e udhëhoqi Giallorossët në finalen e Ligës së Evropës sezonin e kaluar, është larguar nga klubi me efekt të menjëhershëm. Ai u largua pasi fitoi vetëm një ndeshje në pesë të fundit, me skuadrën që gjendet në vendin e nëntë në tabelën e Serie A.
Trajneri portugez ka pasur gjithashtu shumë përplasje me zyrtarët, duke u ndëshkuar me karton të kuq dy herë në javët e fundit dhe gjashtë herë në përgjithësi gjatë dy viteve e gjysmë në Stadio Olimpico. Por, nuk ka gjasa që fansat ta kenë parë për herë të fundit Mourinhon, me një numër opsionesh të mundshme pune.
Rikthimi në Ligën Premier
Pas periudhave të tij në Chelsea, Tottenham, Manchester United, a mundet Mourinho të ketë një aventurë të fundit në Ligën Premier?
Ai nuk ka gjasa të rikthehet në një nga top gjashtë klubet duke qenë se ai ka menaxhuar tashmë gjysmën e tyre. Por, çfarë ndodh me Newcastlen, i cili ka ambicie dhe para për të hyrë në elitë dhe për të qëndruar atje?
Pavarësisht nga sezoni dërrmues i Magpies deri më tani, Eddie Howe ka ende shumë merita pas një sezoni të parë të plotë të shkëlqyer në krye. Pronësia e udhëhequr nga Arabia Saudite e Newcastle nuk ka hequr dorë, por do të vijë një moment kur ata do të presin të ndërmarrin hapin tjetër dhe në fakt të fitojnë diçka. Howe është i paprovuar në atë front, por makineria fituese Mourinho nuk është.
Fitimet e majme nga Arabia Saudite
Një pretendent i dukshëm për lëvizjen e ardhshme të Mourinhos do të ishte Lindja e Mesme e mbushur me para.
Saudi Pro League ka bërë një punë të mirë duke rekrutuar disa nga lojtarët më të njohur në planet. Por, trajnerët e njohur janë të paktë.
Duke u bashkuar me Messin dhe Beckhamin në MLS
Nëse Mourinho dëshiron pak shkëlqim dhe magjepsje – dhe një pagesë të madhe – ai mund të shkojë në MLS, e cila po fiton tërheqje falë shkuarjes së Lionel Messit dhe David Beckham në Inter Miami.
Megjithatë, do të shihej ende si një dorëheqje për një trajner që është mësuar të menaxhojë më të mirët në botë.
Zëvendësimi i Southgate
Mourinho ka qenë i lidhur më parë me postin e selektorit të Anglisë dhe se spekulimet do të rriten vetëm përpara asaj që ka të ngjarë të jetë turneu i fundit i Gareth Southgate në krye.
Ka një ndjenjë në mesin e disa tifozëve që Southgate, pavarësisht se ka arritur në një finale dhe dy gjysmëfinale, nuk ka shfrytëzuar maksimalisht cilësitë e jashtëzakonshme të lojtarëve.
Rikthimi emocional te Porto
Klubi ku Mourinho u bë i njohur më shumë se 20 vjet më parë nuk po dominon futbollin portugez si dikur. Benfica fitoi ligën vitin e kaluar, ndërsa Sportingu është në krye për momentin, me Porton pesë pikë prapa në vendin e tretë.
Sergio Conceicao ka qenë në krye që nga viti 2017 dhe ishte i lidhur me Interin verën e kaluar. Një sezon pa trofe mund të paralajmërojë një ndryshim në Estadio do Dragao. Mourinhos do t’i duhej të vendoste ndjenjat përpara financave që kjo të ndodhë, por gjëra më të çuditshme kanë ndodhur.
Në pritje të Portugalisë
Një tjetër punë e dukshme ndërkombëtare do të ishte Portugalia, e cila do të ishte një mënyrë e përshtatshme për të përfunduar karrierën e tij të mbushur me trofe. Megjithatë, ai do të duhet të presë për atë rol pasi selektori aktual Roberto Martinez ka një kontratë deri pas Kupës së Botës 2026. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

“Mbi trupin tim të vdekur”, Arteta nuk pranon të dorëzohet në luftën për titull

Përgjigja e Osimhen kur u pyet nëse do t’i bashkohet Man United këtë verë po bëhet virale

Lojtari i Real Madridit nuk do të luajë më këtë sezon për klubin pas vendimit të Ancelottit

Lojtari i Real Madridit nuk do të luajë më këtë sezon për klubin pas vendimit të Ancelottit

Chelsea befason të gjithë, cakton çmimin e Cole Palmer për t'u ndarë verën e ardhshme

Bayerni po përgatitë ofertë 50 milionëshe për yllin e Real Madridit

Real Madridi do t'i rikthejë dy talentët që po shkëlqejnë në skuadrat e tjera

FIFA i jep Barcelonës dritën e gjelbër për të shitur Vitor Roque te Palmeiras

Përgjigja e Osimhen kur u pyet nëse do t'i bashkohet Man United këtë verë po bëhet virale

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania