Familjes gjashtë anëtarëshe Azemi nga fshati Aqarevë i Skenderajt, çdo ditë po i rrezikohet jeta nga kafshimi i gjarpërinjve.
Vajzës 10-vjeçare të kësaj familje pikërisht nga kafshimi i gjarprit ditë më parë iu rrezikua jeta.
Fatime Azemi para derës së shtëpisë u kafshua nga një gjarpër helmues, e që nga dita e hënë ajo është duke u kuruar në Klinikën Infektive të QKUK-së.
Ajo tregon se si u kafshua nga gjarpri derisa ishte duke mbathur këpucët para derës së shtëpisë.
“Jam kanë duke i mbath këpucët, tani gjarpri më ka kafshuar dhe kam ik brenda. Tani nuk i kom tregu nënës një kohë”, tregoi ajo derisa nuk mund të mbante lotët.
Nëna e Fatimes, Mevlide Azemi, tregon vështirësitë që kanë pasur për të dërguar vajzën në spital, ku për më shumë se 3 orë është dashur të presin të afërmit që të vijnë për ta dërguar vajzën në spital.
Ajo nuk mund të mbajë lotët derisa tregon se te shtëpia e saj përveç gjarpërinjve, shpesh herë kanë parë edhe ujq dhe dhelpra.
“Shumë ligsht është çika, ujq plot nuk e di çka me bë aty, nuk e di qysh me jetua aty, keq jemi për një shtëpi. Dhelpra, ujq si të dal në derë po frikohemi, fëmijët po donë me na i hëngër, vetë frikësona”, tha ajo.
Ndonëse u pranua në gjendje të rëndë, drejtori i Klinikës Infektive Hamdi Ramadani, thotë se gjendja shëndetësore e Fatimës është duke u përmirësuar.
“Është ardhur me ënjtje të ekstremitetit të këmbës, ënjtja ka qenë nga regjioni i poshtëm i këmbës deri mbi gjunjë. Pastaj, pacientja ka pas edhe mavijosje edhe sot po duket, si dhe ka pasur dhimbje të atij regjioni. Vajza thotë se kjo është kafshuar në këmbë dhe diku tri orë më parë e ka pësuar këtë lëndim dhe normalisht pastaj kanë kërkuar ndihmë tek mjeku ambulantor dhe atje është referuar nga shërbimi ambulantor menjëherë është referuar në Klinikën e Infektivës. Kur ka ardhur menjëherë janë vendosur terapia përkatëse, por gjendja e përgjithshme ishte e lodhur, e molisur, tensioni ishte i ulur, kishte ethe vajza, kishte të vjella dhe ne kemi vendosur menjëherë terapinë që është emergjente, pastaj terapia infuzive”, tregon ai.
Babai i Fatimës, Selman Azemi fajëson veten për atë që i ka ndodhur vajzës së tij, për shkak se siç thotë, nuk ka pasur mundësi që fëmijëve të tij t’ua mundësojë të jetojnë në një vend pa rrezik për jetë.
Shtëpia në të cilën tash jetojnë është ndërtuar pas luftës dhe që atëherë nuk është investuar ndonjë gjë, ku ata nuk kanë as ujë të pijshëm dhe as rrugë për të shkuar te shtëpia.
Sikur kjo të mos mjaftonte, gjashtë anëtarët e familjes Azemi që pesë vite jetojnë të vetëm në fshatin Aqarevë, ku më herët kishin qenë edhe dy familje po që për shkak të kushteve të vështira ishin shpërngulur.
Të gjashtë anëtarët e familjes jetojnë me vetëm 170 euro, të cilat kryefamiljari Selman Azemi i merri si veteran i luftës. Ai ka edhe një vëlla me të meta mendore, e për të cilin duhet të kujdeset.
“Vajza tash është pak më mirë, po këtu nuk është kurrkush më, këta që kanë qenë këtu kanë dal prej këtu kanë mbetur shtëpia të thata, ka gjarpërinj, ka bolla, ka ujq, gjithçka ka, gjë e egër që ekziston këtu është. Me pas mundësi diqysh mi largua këta fëmijë prej këtu, se kam mbetur vetëm, vëllain e kam të paaftë, flenë rrugëve, gjithkah flenë, fshatarët e mijë e gjejnë rrugëve e sjellin në shtëpi, prapë del. Fëmija të vegjël, mundësi nuk po kam”, tha ai.
Për të shkuar te shtëpia e tyre, familja Azemi duhet të ecin në këmbë për më shumë se 1 kilometër, pasi që rruga është e pashtruar dhe është në gjendje shumë të keqe.
Selmani tregon se edhe vajzën që iu kafshua nga gjarpri, për ta dërguar në spital është dashur ta bartin me karrocë.
“Rruga është katastrofë, as nuk mundesh me hi me veturë, krejt çka kemi me karrocë duhet me i bajt prej asfaltit. Me karrocë atë ditë vajzën e kemi qitë deri tek rruga se ndryshe nuk mujshim. Nuk e di, shumë-shumë keq është”, tregon kryefamiljari Azemi.
Familja Azemi ka siguruar përmes të afërmve 4 ari tokë në Klinë të Skenderajt dhe kërkesë e tyre është që kushdo që ka mundësi t’iu ndihmojë për të ndërtuar një shtëpi.
“Nëse ka mundësi dikush të më ndihmojë një shtëpi, vetëm një shtëpi t’i largojë këta fëmijë prej këtu mos t’i shoh këtu në mes të malit. Po e shihni edhe vet qysh është krejt mal, ka gjithçka çka ekziston gjë e egër këtu është. Tuten fëmijët natën, tuten në gjumë, ka raste të shpeshta kur në gjumë kërcejnë që ditën shohin gjithçka, natën tani qohen si jerëm”, tregon ai.
Premtime për të ndërtuar shtëpinë kjo familje ka marrë edhe nga Komuna e Skenderajt, por deri më tash nuk ka asgjë konkrete.
KosovaPress ka kontaktuar zyrtarët e kësaj komunë, por të njëjtit nuk janë përgjigjur se a do të ndihmojnë këtë familje në ndërtimin e shtëpisë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëU raportua se tregoi para Policisë së Serbisë të dhëna për UÇK-në, Durmishi: Është dokument i falsifikuar, jo deklaratë e imja - nuk shantazhohem dot nga UDB-ja
Goditen grupet kriminale në Shqipëri, sekuestrohen pasuri në vlerë 4.5 milionë euro, arrestohen 50 persona
Ahmeti: Nuk duhet të hapim front midis shqiptarëve dhe maqedonasve
Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë
Haziri: Kurti nuk guxon ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore