LAJMI I FUNDIT:

Gjarpri kërcënon banorët e Kçiqit (Video)

Gjarpri kërcënon banorët e Kçiqit (Video)

Paraqitja e gjarpërinjve nëpër vendbanime të ndryshme është bërë përditshmëri dhe kërcënim për qytetarët në  Kosovë.

Një qytetar i ka dërguar Telegrafit një video ku shihet një gjarpri i gjatë duke kaluar rrugën e asfaltuar në fshatin Kçiq të Mitrovicës.


Në bazë të videos, shihet se gjarpri është i gjatë dhe ai është parë në pjesën e fshatit ku ka shtëpi, gjë që paraqet rrezik serioz për banorët e atjeshëm, shkruan Telegrafi.

Sipas qytetarit, që e ka dërguar videon, bëhet fjalë për gjarpër të llojit Vipera Ammodytes, që është ndër më helmuesit në Ballkan.

Kohët e fundit janë të shpeshta rastet, kur nëpër rrjete sociale dhe media kanë qarkulluar video dhe fotografi të bëra nga qytetarët, ku shihen gjarpinjtë në zona të frekuentuara nga qytetarët. /Telegrafi/