LAJMI I FUNDIT:

Gjarpri, gratë apo diç tjetër? Një hulumtim ka treguar se nga çfarë frikësohen më së shumti burrat

Gjarpri, gratë apo diç tjetër? Një hulumtim ka treguar se nga çfarë frikësohen më së shumti burrat

Frika është krejtësisht normale dhe e natyrshme dhe askush nuk duhet të turpërohet që frikësohet nga diçka

Mbase ju ka rënë në mendje që fjala është për gjërat si p.sh. insektet apo gjarpërinjtë.


Ndoshta keni vërejtur edhe që meshkujt frikësohen më së shumti nga gratë që mund të mësojnë disa gjëra për ta, që të turpërohen para saj ose diçka të ngjashme, por çështja është edhe më komplekse.

Disa nga këto frika janë tërësisht të arsyeshme dhe një studim ka treguar që pjesëtarët e gjinisë mashkullore posaçërisht frikësohen nga dy gjëra – nga rënia e flokëve dhe impotenca, transmeton Telegrafi.

Ajo që mund të tingëllojë çuditshëm, është që në hulumtimin e sipërpërmendur, në të cilin kanë marrë pjesë dy mijë meshkuj, 94 për qind e tyre kanë deklaruar se frikësohen nga rënia e flokëve, ndërsa më pak prej tyre, më saktë 89 për qind, shprehën frikën e mosfunksionimit erektil.

Udhëheqësi i hulumtimit, Ian Watson, i cili punon në HIS Hair Clinic në Britaninë e Madhe, tha se meshkujt frikësohen nga mendimi se dikush bën shaka me pamjen e tyre. Edhe pse në fillim ata mund të kuptojnë dhe pranojnë komentet për atë llogari si shaka, me kalimin e kohës fillojnë të ofendohen.

Një numër i madh i meshkujve e lidhin rënien e flokëve me plakjen dhe humbjen e burrërisë. Edhe pse është e qartë se tullacëria nuk ka të bëjë me atë se sa i zgjuar, qesharak apo i kujdesshëm është një mashkull, cilësi që gratë i vlerësojnë shumë më tepër.

I njëjti sondazh ka treguar se 60 për qind e tyre kanë frikë se mos humbasin dhëmbët dhe një e treta e tyre kanë frikë se mos humbasin dëgjimin. Përqindja më e madhe e tyre pranoi, pra, se frika e tyre ka të bëjë me shëndetin, por nuk mund të mos i lidhim këto aspekte me shqetësimin e meshkujve se sa tërheqës do të jenë për seksin femëror.

Këtu janë të gjitha frikërat e pranuara nga burrat në hulumtimin për të cilin po flasim.

▪ Rënia e flokëve (94 për qind).
▪ Impotenca (89 për qind).
▪ Flokët gri (75 për qind).
▪ Shtimi në peshë (64 përqind).
▪ Humbja e dhëmbëve (61 përqind).
▪ Shurdhimi (31 përqind).
▪ Era e keqe e gojës (24 për qind).

/Telegrafi/