LAJMI I FUNDIT:

Gjarpri fshihet në nevojtore

Gjarpri fshihet në nevojtore

Një grua nga qyteti britanik Cambrige është tmerruar kur ka parë një gjarpër rreth 1.20 metrash i cili po dilte nga nevojtorja e saj.

Jane Finnegan është zgjuar natën për të shkuar në banjë dhe i është dukur se po i bënin sytë kur kishte parë gjarprin të dilte nga guaca e tualetit.

Britmat e saj e kanë zgjuar partnerin Daniel Daltry i cili ka pranuar: "Ne të gjithë bëmë panik dhe silleshim rreth e rrotull shtëpisë në lemeri".

Gjarpri nuk ishte bredhur larg pasi që ai i takonte fqinjit të tyre të parë i cili ka thënë se ai mund të jetë ngjitur nëpër një gyp të zbrazët të ujërave të zeza.


Jane ka thënë për gazetën britanike Daily Mirror: "Kam pasur frikë të shkoj në nevojtore".