LAJMI I FUNDIT:

“Gjaku nuk shitet”, “Drejtësi për vëllaun tonë”, në Podujevë mbahet marsh për Lulzim Fejzullahun

“Gjaku nuk shitet”, “Drejtësi për vëllaun tonë”, në Podujevë mbahet marsh për Lulzim Fejzullahun

Në Podujevë është duke u mbajtur marshi për  18-vjeçarin, Lulzim Fejzullahu i cili u rrah për vdekje nga dy të mitur më 14 janar.

Në marsh janë duke marrë pjesë një numër i konsiderueshëm i qytetarëve, ku edhe po kërkohet drejtësi  për rastin e Lulzim Fejzullahut, transmeton Telegrafi.


“Gjaku jo nuk shitet”, “Drejtësi për Lulzimin”, “Gjaku nuk është ujë”, “Drejtësi për vëllaun tonë”, janë disa nga thirrjet e qytetarëve.

Ndryshe, Prokuroria ka vendosur masën paraburgim për dy të miturit e dyshuar që morën pjesë në përleshjen fizike, pas së cilës Lulzimi mbeti i plagosur dhe më pas u dërgua për trajtim mjekësor në QKUK ku ndërroi jetë nga plagët e marra më 20 janar.

Axha i Lulzim Fejzullahut: Besë ka vetëm familja Kadriu, ajo Avdullahu as edhe një minutë
Lexo po ashtu Axha i Lulzim Fejzullahut: Besë ka vetëm familja Kadriu, ajo Avdullahu as edhe një minutë

Rasti nga policia është cilësuar si vrasje e rëndë dhe është dënuar nga kryeministri Albin Kurti.

“Vrasja mizore e Lulzim Fejzullahut duhet të jetë alarm për të gjithë, përfshirë institucionet, për të punuar më shumë me të rinjtë dhe të rejat, që të orientohen sa më shumë drejtë arsimimit dhe edukimit, në mënyrë që të mos e shohin dhunën si zgjidhje dhe që të qëndrojnë sa më larg sjelljeve agresive dhe akteve të dhunës që mund të përfundojnë me pasoja tragjike”, kishte thënë Kurti gjatë vizitës për ngushëllime te familja e të ndjerit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania

Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania

Lajme

"Daily Mail" shkruan për kosovarin me nënshtetësi angleze që po mbahet në një burg ferri në Serbi

Lajme
Gashi: Mandatori i ardhshëm për kryeministër duhet së pari të flasë me ne

Gashi: Mandatori i ardhshëm për kryeministër duhet së pari të flasë me ne

Lajme
Pasuria e kryetarit të Suharekës e deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Pasuria e kryetarit të Suharekës e deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë, policia ndalon të dyshuarin

Hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë, policia ndalon të dyshuarin

Kronika e Zezë
Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30

Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30

Lajme
Kalo në kategori