Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata kompetente në Gjakovë, ndaj dy të pandehurve, V.J., dhe G.J., për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale “Sulm ndaj personit zyrtar në bashkëkryerje” si dhe “Kanosja”.
Prokuroria njofton se, më 24 shkurt 2022, në Malishevë, të pandehurit V.J., dhe G.J., në bashkëveprim me njëri tjetrin i sulmojnë personat zyrtar gjatë kryerjes së detyrave zyrtare të dëmtuarit B. F., dhe D. K., që të dy zyrtar policor në stacionin policor në Malishevë.
“Derisa të dëmtuarit ishin duke e kryer detyrën e tyre zyrtare, përkatësisht ishin në patrullim me veturë në qytet, kishin vërejtur një veture e cila ishte e parkuar ne vend parkimi ne kundërshtim me rregullat e trafikut, ku i pengonte pjesëmarrësit e tjerë ne trafik. Zyrtarët policorë kanë kërkuar dokumentet nga vozitësi i veturës duke i treguar edhe arsyen për një gjë te tille, ku fillimisht i pandehuri V.J., kishte hezituar ti jepte dokumentet , më pastaj del nga vetura dhe kishte filluar te behej agresiv ndaj zyrtarit policor, dhe aty iu kishte bashkëngjitur edhe vëllai i tij i pandehuri G.J., dhe të dy i sulmojmë fizikisht të dëmtuarit B. F., dhe D. K”, thuhet në njoftim.
Më tej, Prokuroria njofton se i pandehuri G.J., e sulmon fizikisht zyrtarin B. F., duke e goditur një here me grusht në pjesën e majtë të kokës, konkretisht në veshin e majtë, si dhe në dorën e majtë, duke i shkaktuar kështu lëndime të lehta trupore, dhe i njëjti, duke përdorur forcën me dy duart në gjoks e largon të dëmtuarin D.K.
Gjithashtu, të pandehurit pas arrestimit nga ana e policisë i kanë kanosur zyrtarët policorë, B.F., dhe D.K., me fjalë të ndryshme, me qëllim të frikësimit.
Prokurori i rastit ndaj të pandehurve V.J., dhe G.J., ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh, dhe me urdhër të prokurorit gjenden në ndalim nga data 24 shkurt 2022. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën