LAJMI I FUNDIT:

Gjakova dhe Fort Dodge do të shkëmbejnë përvojat në fushën e artit

Gjakova dhe Fort Dodge do të shkëmbejnë përvojat në fushën e artit

Kryetarja e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, ka pritur sot në kabinetin e saj delegacionin Amerikan nga Iowa i përbërë nga kryetari i Fort Dodge, Matt Bemrich, drejtori i sektorit të ekonomisë dhe inxhinierisë, Chad Schaeffer, dhe presidentin e kolegjit qendror të Iowa, Dr. Dan Kinney.

Në një konferencë për media, kryetarja Kusari Lila është shprehur se ndjehet e lumtur të presë delegacionin nga Iowa dhe qyteti i Fort Dodge, qytet ky i binjakëzuar me qytetin e Gjakovës, ku përgjatë ditës së djeshme kemi pasur mundësi që të vizitojmë disa vende tek zjarrfikësit, qendrën multifunksionale – BoneVet, qendrën inovative – Jakova Innovation Centre si dhe zonën industriale.


“Gjatë takimit kemi biseduar edhe për mundësitë e lidhjes me universitetin me fokus kryesor në artin dhe kulturën për shkëmbimet e artistëve dhe punimeve artistike mbi identitetin e të dy qyteteve Gjakovës dhe Fort Dodge” është shprehur më tutje Kusari-Lila.

Ajo po ashtu ka theksuar se do të shikojnë mundësitë e ndërlidhjes edhe me zonën industriale për të shkëmbyer në potencialin industrial për investime të mëtutjeshme.

Ndërsa, kryetari i Fort Dodge, Matt Bemrich, ka theksuar që ndjehet i nderuar të ketë bashkëpunim me Gjakovën si dhe ka përgëzuar për punën dhe lidershipin e kryetares Mimoza Kusari-Lila. Kryetari Bemrich, gjithashtu ka folur për bashkëpunimin në fushën e artit dhe kulturës e cila do të ketë shumë benefite për qytetarët e të dy vendeve.

Në trend Lajme

Më shumë
“Edhe ti mendon që Kurti është i rekrutuar i Serbisë”, “Unë nuk mendoj, unë e di” – përplasje mes Dibran Hoxhës dhe Lirim Mehmetaj

“Edhe ti mendon që Kurti është i rekrutuar i Serbisë”, “Unë nuk mendoj, unë e di” – përplasje mes Dibran Hoxhës dhe Lirim Mehmetaj

Lajme
Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Lajme
Zjarr në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, digjet dhoma me pajisje të Teknologjisë Informative

Zjarr në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, digjet dhoma me pajisje të Teknologjisë Informative

Lajme
Një vit nga sulmi i protestuesve serbë kundër ushtarëve të KFOR-it në Zveçan, komandanti Ulutash: Angazhimi ynë për sigurinë i palëkundur

Një vit nga sulmi i protestuesve serbë kundër ushtarëve të KFOR-it në Zveçan, komandanti Ulutash: Angazhimi ynë për sigurinë i palëkundur

Siguri
Goditi policin me veturë, arrestohet i dyshuari në Prizren

Goditi policin me veturë, arrestohet i dyshuari në Prizren

Kronika e Zezë
Zjarri në Spitalin e Pejës, policia jep detaje

Zjarri në Spitalin e Pejës, policia jep detaje

Lajme
Kalo në kategori