LAJMI I FUNDIT:

Gjakova akuzon me emra dhe fotografi

Gjakova akuzon me emra dhe fotografi

Shoqata për Krime Lufte në Gjakovë, në mbrëmjen e së premtes, ka vendosur afishe me fotografi dhe të dhëna personale (emër & mbiemër) të serbëve që dyshohen se kanë kryer krime lufte në këtë qytet gjatë luftës së fundit.

Për të gjithë është thirrja e njëjtë “Kërkohet për krime lufte”.


Mirëpo, këto nuk do të jenë të vetmet afishe që do të vendosen në hapësira publike, raporton Klan Kosova.

Kudo, çdo cep, çdo rrugë, edhe pse nesër ndoshta edhe gjysma nuk do të jenë nga ata që iu dhimbsen kumarit. Ne shpejt do të vendosim dhe 250 fotografi të tjera, në kohën e duhur, me shumë vullnetarë”, ka treguar Shkëndije Hoda, Udhëheqëse e Shoqatës për Krime Lufte.

Qytetarët po e mirëpresin këtë nismë, ndonëse e shohin pak të vonshme.

I gjithë ky aktivitet u bë me leje të policisë, veçse këto fotografi nuk mund të vendosen në prona private dhe në zona ku ka objekte fetare serbe.

Kujtojmë që Gjakova është njëra nga vendet më të goditura nga lufta e fundit me 1026 persona të vrarë dhe 76 të zhdukur dhe një nga komunat me banorët me këmbëngulës që serbët lokalë të dënohen për krimet e kryera.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Lajme
Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Lajme
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori