LAJMI I FUNDIT:

GIZ-i gjerman do të mbështesë ATK-në

GIZ-i gjerman do të mbështesë ATK-në

Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Ilir Murtezaj takoi sot përfaqësuesit e Agjencionit Gjerman për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ), që në emër të Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë zbaton Projektin për Qeverisje të Mirë Financiare në Kosovë, i cili bashkëpunon me Ministrinë e Financave dhe me Administratën Tatimore, si dhe me Kuvendin e Kosovës, përkatësisht Komisionin për Buxhet dhe Financa dhe Komisionin për Mbikëqyrje të Financave Publike.

Në takim prezent ishin Kadri Jõgiste, Udhëheqëse e Projektit dhe zyrtarë të Projektit.

Sipas komunikatës për media nga ATK, qëllimi i këtij takimi ishte bashkëpunimit dhe përcaktimi i aktiviteteve të përbashkëta për vitin 2019 mes ATK-së dhe GIZ-it.

Drejtori Murtezaj falënderoj përfaqësuesit nga Agjencionit Gjerman për Bashkëpunim Ndërkombëtar, të cilët kanë përkrahur ATK në shumë projekte, të cilat kanë ndihmuar institucionin në realizimin e shumë prioriteteve. /Telegrafi/