Gisele Bundchen në një paraqitje të rrallë me motrën binjake

Gisele Bundchen ka marrë pjesë në evenimentin gala Luz Alliance për ‘Brazil Foundation’, ku vendosi të pozonte përkrah motrës binjake, Patricia.
Me këtë rast, modelja e njohur ka veshur një fustan të thjeshtë të bardhë me një sup, të cilin e ka shoqëruar me taka.
Ndërsa motra e saj ka veshur një fustan me lule dhe e ka kompletuar dukjen me stoli minimaliste prej floriri.

“Kjo ishte festa ime e parë gala dhe nuk mund ta kisha bërë pa motrën time Patricia. Ne jemi shumë të afërta, siç e dini, ne jemi binjake. Ne i besojmë njëri-tjetrit dhe gjithmonë duam atë që është më e mira për ne dhe kjo është e paçmuar”, ka deklaruar 42-vjeçarja duke shtuar se e mbështesin njëra tjetrën.

Gisele, së fundmi, ka theksuar se ka një marrëdhënie të mirë me motrën e saj dhe e konsideron si shoqen më të mirë. Përveç Patricias, e cila punon si menaxhere e saj në Brazil, modelja ka edhe katër motra të tjera: Raquel (48), Graziela (46), Gabrielae (40) dhe Rafaela (34). /Telegrafi/



























































