Gisele Bundchen thuhet se bëri kërkesë për divorc nga Tom Brady në Florida të premten.

“Prioriteti ynë ka qenë gjithmonë dhe do të jenë fëmijët tanë, të cilët i dua me gjithë zemër”, shkroi Bundchen, 42-vjeçare, në një postim në InstaStory.


Ajo zbuloi se bashkë me Bradyn, 45-vjeç, do të jenë bashkë-prindër të fëmijëve të tyre.

Screenshot 1 111 Foto: Screenshot/Instagram

“Vendimi për t’i dhënë fund një martese nuk është kurrë i lehtë, por ne jemi ndarë dhe, ndonëse është, sigurisht, e vështirë të kalosh diçka të tillë, ndihem e bekuar për kohën që kaluam së bashku dhe i uroj gjithmonë të mirat Tomyt”, shtoi ajo.

Në një deklaratë të tijën, Brady shkroi në InstaStory se morën vendimin "e dhimbshëm dhe të vështirë" "pas shumë konsideratave.

“Ne i dëshirojmë vetëm më të mirën njëri-tjetrit ndërsa ndjekim çfarëdo kapitulli të ri në jetën tonë”, përfundoi ai.

Screenshot 2 97 Foto: Screenshot/Instagram

Page Six njoftoi më 4 tetor se të dyja palët kishin punësuar avokatë divorci dhe po përpunonin detajet e ndarjes, duke përfshirë "kush do të marrë çfarë dhe çfarë financash do të jenë.

Ata kanë bashkë dy fëmijë: Vivian Lake Brady dhe Benjamin Rein. /Telegrafi/