Swansea është afër shkarkimit të Francesco Guidolin dhe në vend të tij mendojnë emërimin e Ryan Giggs.

Swansea janë të gatshëm të shkarkojnë trajnerin aktual të klubit, italian Francesco Guidolin.


Sipas Telegraph, drejtuesit e klubit nga Uellsi dëshirojnë ta emërojnë Ryan Giggsin si menaxher të ardhshëm të ekipit.

Humbja 2-1 nga Liverpooli ishte e katërta me radhe për klubin uellsian dhe drejtuesit thuhet se kanë sosur durimin me Guidolin.

Giggs është një nga kandidatët kryesor për të marrë përsipër detyrën e trajnerit  dhe është thënë se ai ka takuar pronarët e klubit gjatë të enjtes. /Telegrafi/

telegrafi sport app