Giacomo Vrioni i pandalshëm në Austri, shënon golin e 19-të sezonal

Giacomo Vrioni ka shënuar golin e radhës në Austri. Sulmuesi i kombëtares shqiptare realizoi golin e vetëm të Tirolit në humbjen 2-1 ndaj Rapid Vjenës.
“Finalja” e parë për një biletë në Ligën e Konferencës u fitua nga skuadra kryeqytetase, që realizoi dy gola të shpejtë brenda 15 minutave të parë të ndeshjes.
Gjithsesi, Vrioni shënoi një gol tepër të bukur në minutën e 27-të.
Sfida u hap, por Rapidi ia doli të ruajë avantazhin deri në fund.
Ky ishte goli i 19-të sezonal në elitën e futbollit austriak për 23-vjeçarin, kartonin e të cilit e zotëron klubi i Juventusit.
Ndeshja e kthimit do të zhvillohet më 29 maj në “Allianz Stadion” të Vjenës. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals










































