LAJMI I FUNDIT:

Gëzim Kelmendi: Turpi i radhës i Qeverisë së Kosovës, kriminelin serb e barazojnë me luftëtarin e lirisë

Gëzim Kelmendi: Turpi i radhës i Qeverisë së Kosovës, kriminelin serb e barazojnë me luftëtarin e lirisë

Kryetari i Partisë “Fjala”, Gëzim Kelmendi ka reaguar ndaj veprimit të Qeverisë së Kosovës, e cila gjatë mbledhjes së sotme, me një minutë heshtja kanë nderuar Oliver Ivanoviqin, si dhe Jonuz Musliun.

“Turpi i rradhës së qeverisë së Kosovës, kriminelin serb e barazojnë me luftëtarin e lirisë


Sot qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj nderoj me 1 minut heshtje kriminelin serb Oliver Ivanoviq që u vra ditë më parë nga terroristët e Serbisë. Ivanoviq ishte i dënuar për krime ndaj shqiptarëve në luftën e fundit në Kosovë.

Të njejtin nderim me 1 minut heshtje qeveria e Kosovës sot ia dha edhe ish-Komandantit të UÇPMB-së nga Kosova lindore, Jonuz Musliut.

Turp, kriminelin serb e barazojnë me luftëtarin e lirisë”, (sic) ka shkruar Kelmendi në Facebook. /Telegrafi/