Rritja e Projektbuxhetit për vitin 2022 në 2 miliardë e 748 milionë euro po konsiderohet se është si rrjedhojë e ngritjes së çmimeve dhe rritjes së importit me mallra.
Ndonëse, ky projektligj po vlerësohet nga ekspert të ekonomisë si jozhvillimor në aspektin socio-ekonomik.
Derisa për krizën energjetike, ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu ka kërkuar nga qeveria të marrë masa me anë të një pako emergjente.
Eksperti i ekonomisë, Gërxhaliu në një intervistë për KosovaPress, thotë se mungesa e projekteve kapitale me projektbuxhetin e vitit 2022, është një goditje e rëndë për sektorin privat.
“Vet fakti që paralajmërohet një rritje prej 15 për qind të buxhetit, por në të njëjtën kohë kemi rritje të inflacionit afër 5.9 për qind, besoj që është paksa shqetësuese. Kjo rritje është si pasojë e ngritjes së çmimeve në tregun global dhe e tëra kjo është trumbetuar edhe në Kosovë.
Definitivisht është koha të kemi një shtrirje në rrafshin horizontal sa i përket orientimit dhe investimeve, kështu që është e vërtet që Kosova ka dhënë shumë pak sa i përket rimëkëmbjes ekonomike në përgjithësi. Është e vërtet që nuk mund të quhet një buxhet zhvillimor nga fakti se pak projekte kapitale.
Çdo ngufatje e projekteve kapitale është goditje për sektorin privat. Po ashtu, ajo që e dallon këtë buxhet nga ato paraprake sepse nuk ka projekte të nivelit të lartë”, tha ai.
Sa i përket zvogëlimit të buxhetit për Ministrinë e Shëndetësisë, Gërxhaliu thekson se qeveria duhet të jetë e kujdesshme me këtë dikaster, sidomos me stafin mjekësor, pasi që siç thotë se pas pesë viteve Kosova rrezikon të mbetet pa mjekë.
“Heronjtë në kohë pandemie në Kosovë kanë qenë mjekët dhe stafi mjekësor dhe ajo që është alarmuese, është se çdo vit nga Kosova po ikin më tepër se 170 mjekë, dhe në pension shkojnë 150 mjekë të tjerë në vit. Kështu lind pyetja se edhe pesë vjet a do të ketë Kosova mjekë? Dhe në këtë drejtim besoj se duhet të kemi kujdes dhe të gjenden alternativat për të mbështetur stafin mjekësor”, thotë Gërxhaliu.
Derisa Shqipëria dhe Maqedoninë Veriore kanë shpallur gjendjen emergjente dhe kanë marrë masa ndaj krizës energjetike, Qeverisë së Kosovës i kërkohet të jetë e përgatitur me një pako emergjente për t’iu dalë në ndihmë konsumatorëve familjar dhe bizneseve.
“Qeveritë duhet të jenë e përgatitur për këtë fazë kalimtare. Italia ka bërë identifikimin e 6 milionë familjeve që do t’i ndihmojë me pagimin e energjisë elektrike. Franca po ashtu ka identifikuar një numër të madh të familjeve që do t’i marrin nga 100 euro ndihmë nga shteti, Shqipëria po ashtu, prandaj, dua të besoj që edhe Kosova nuk duhet të hyjë në krizë, por duhet paraprakisht t’i eviton këto mundësi dhe ta ketë një pako emergjente se si të minimizohen efektet negative”, thekson ai.
Sa i përket rritjes së pagës minimale, Gërxhaliu ka thënë se duhet të synohet që kjo të arrijë në 350 euro.
“Besoj që trendi për t’u afruar në 350 euro për pagë minimale, është një prag që duhet të synohet, edhe pse sektori privat ka bërë hapa shumë më të mëdhenj. Nuk është e proklamuar, por është e vërtet që shumë më tepër kanë lëviz në paga sektori privat se sa sektor të tjerë”, ka thënë ai.
Në anën tjetër, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka thënë ditë më parë se rritja e pagës minimale do të ndodhë nga viti i ardhshëm. /kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Djathi Akadia: 4 arsye pse është djathi nr. 1 i rekomanduar për muajin e Ramazanit

Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Ramazani me kursime: Zbuloni zbritjet në Emona Center

Vetura nga Korea apo Evropa? Çfarë duhet të dini para se të bleni një veturë?

Shija e traditës dhe pastërtisë - Produkte halal për syfyre dhe iftare nga Meka Halal Food

Sa kushton shporta e konsumatorit në Kosovë?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk