LAJMI I FUNDIT:

Gërvalla takon kryeministrin kroat, Plenkoviq: Kosova mirëpret investimet kroate

Gërvalla takon kryeministrin kroat, Plenkoviq: Kosova mirëpret investimet kroate

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, gjatë vizitës zyrtare në Kroaci ka takuar kryeministrin e Republikës së Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ndërsa u tha se marrëdhëniet e shkëlqyera në mes dy vendeve duhet thelluar në të gjitha fushat.

Ministrja Gërvalla vuri në pah dhe vlerësoi faktin që Republika e Kroacisë, si vend anëtar i BE-së dhe NATO-s dhe si mik tradicional i Kosovës, mbështet pa rezervë Kosovën në rrugën e saj integruese euro-atlantike dhe në anëtarësimet e reja ndërkombëtare të saj .

“Republika e Kosovës është e përkushtuar për paqe e stabilitet rajonal dhe promovon fqinjësi të mirë me të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Thellimi i marrëdhënieve bilaterale me Republikën e Kroacisë në shumë fusha të interesit të përbashkët është me prioritet për Qeverinë e Kosovës”, ka thënë ajo.

Kryediplomati kroat pas takimit me Gërvallën: Mbështesim Kosovën në rrugën evropiane
Lexo po ashtu Kryediplomati kroat pas takimit me Gërvallën: Mbështesim Kosovën në rrugën evropiane

Në njoftimin për media thuhet se temë e veçantë e takimit ishte bashkëpunimi ekonomik dhe investimet kroate, gjersa u tha se Kosova mirëpret investimet kroate dhe ka një ofertë dhe klimë të mirë për investime në shumë sektorë.

Ministrja Gërvalla falënderoi kryeministrin Plenkoviq për mbështetjen e tij personale në Forumin Ekonomik shumë të suksesshëm mes Kosovës dhe Kroacisë të organizuar javë më parë në Prishtinë.

Në njoftim më tej thuhet se Kushtetuta e Republikës së Kosovës garanton të drejta për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë, përfshirë edhe komunitetin kroat që jeton në Kosovë.

“Lidhjen mes dy vendeve tona e bëjnë më të fortë edhe komunitetet tona respektive. Shqiptarët në Kroaci paraqesin një komunitet të fuqishëm, të integruar dhe kontribuojnë në të gjitha fushat në shoqërinë kroate, duke u bërë urë e fortë lidhëse mes Kosovës dhe Kroacisë”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Lajme
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Lajme
Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori