LAJMI I FUNDIT:

Gërvalla takon ambasadorin gjerman, flasin për dialogun me Serbinë dhe nxitjen e investimeve gjermane në Kosovë

Gërvalla takon ambasadorin gjerman, flasin për dialogun me Serbinë dhe nxitjen e investimeve gjermane në Kosovë

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, të enjten zhvilloi një takim me Ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë, Jorn Rohde gjatë së cilit takim theksoi se bashkëpunimi dhe nxitja e investimeve gjermane në Kosovë do të jenë prioritetet e saja kryesore.

Kështu u bë e ditur përmes një komunikatë për medie, ku po ashtu thuhet se në këtë takim, Gërvalla falënderoi ambasadorin Rohde për mbështetjen e vazhdueshme dhe shumë të çmuar të shtetit gjerman për Republikën e Kosovës, në veçanti për përkrahjen e jashtëzakonshme dhënë, me dekada, mërgatës sonë në Gjermani.


“Qeveria e re e Republikës së Kosovës zotohet të punojë në thellimin e bashkëpunimit bilateral me Republikën Federale të Gjermanisë, në të gjitha fushat e interesit të përbashkët midis dy vendeve tona”, tha drejtuesja e diplomacisë kosovare, duke nënvizuar se bashkëpunimi jo vetëm ekonomik dhe nxitja e investimeve gjermane në Kosovë, do të jenë ndër prioritetet kryesore të saj si ministre e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Ministrja Gërvalla dhe ambasadori Rohde kanë biseduar edhe për dialogun Kosovë-Serbi, sfidat e pandemisë, zhvillimet e tjera politike në vend dhe rajon, dhe të dyja palët kanë shprehur besim e tyre në forcimin e miqësisë së ngushtë midis Republikës së Kosovës dhe Republikës Federale të Gjermanisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori