LAJMI I FUNDIT:

Gërvalla në Forumin e Diplomacisë: Serbia ta bëj të qartë qëndrimin e saj, nuk mund të ulesh në dy karrige – edhe me Rusinë edhe me Evropën

Gërvalla në Forumin e Diplomacisë: Serbia ta bëj të qartë qëndrimin e saj, nuk mund të ulesh në dy karrige – edhe me Rusinë edhe me Evropën

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka folur për pozicionin e Kosovës në raport me dialogun, raportet fqinjësore e rajonale, si dhe përpjekjet dhe përkushtimin e Kosovës në procesin e integrimit dhe anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Ndër të tjera, Gërvalla ka folur në Forumin e Diplomacisë në Antali, në panelin “Dialogu për pajtim në Ballkan” edhe për qëndrimin e paqartë të Serbisë ndaj Rusisë.


“Pesë nga gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor janë rreshtuar qartë në krah të Evropës dhe botës dhe e kanë dënuar invazionin rus në Ukrainë. Ёshtë edhe një, Serbia, e cila nuk e ka bërë këtë dhe duhet ta bëjë të qartë qëndrimin e saj. Sot nuk mund të ulesh më në dy karrige, edhe me Rusinë, edhe me Evropën në të njëjtën kohë” është shprehur ministrja Gërvalla.

Krahas ministres Gërvalla,  në këtë panel morën pjesë edhe zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazovic, ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ministrja për Evropë dhe Punë të Jashtme e Republikës së Shqipërisë, Olta Xhaçka, përfaqësuesi i Lartë për Bosnjë-Hercegovinën, Christian Schmidt, përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së për Dialogun Beograd-Prishtinë, Miroslav Lajcak.

Në kuadër të Forumit të Diplomacisë, ministrja Gërvalla do të zhvillojë takime bilaterale me homologë të shteteve të ndryshme. /Telegrafi/