Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, i ka reaguar ish-ministrit të këtij dikasteri, Enver Hoxhajt, pasi ky i fundit deklaroi se Kosova nuk ka dhe nuk do të ketë njohje të reja e as liberalizim të vizave.

“Ku e merr këtë vendosmëri” – ishte pyetja me të cilën Gërvalla iu drejtua Hoxhajt në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ku po diskutohet për politikën e jashtme, e për të cilën opozita pati shumë kritika kundrejt kryediplomates.

Hoxhaj: Nuk do të ketë as njohje të reja e as heqje të vizave – ministrja Gërvalla në vend se të merret me anëtarësime, merret me përjashtime Hoxhaj: Nuk do të ketë as njohje të reja e as heqje të vizave – ministrja Gërvalla në vend se të merret me anëtarësime, merret me përjashtime

“Unë s’do të doja ta interpretoja në atë formë, por shije të keqe më lë që Hoxhaj ka vendosmëri se Kosova s’do të ketë përparim në politikën e jashtme”, u shpreh ministrja Gërvalla para deputetëve të martën.

Mes tjerash, ajo komentoi edhe deklaratën e Hoxhajt se Kosova ka nevojë për ripozicionim në politikën e jashtme.

“Kosova është pozicionuar shumë qartë sa i përket politikës së jashtme. Politika e jashtme e Kosovës është miqësi e përjetshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe partneritet me NATO-n e BE-në”, potencoi Gërvalla./Telegrafi/