LAJMI I FUNDIT:

Gërvalla fjalë të mëdha për presidenten Osmani: Ka kundërshtuar vendimet e dëmshme për Kosovën

Gërvalla fjalë të mëdha për presidenten Osmani: Ka kundërshtuar vendimet e dëmshme për Kosovën

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Donika Gërvalla në Kuvendin e parë të partisë Guxo ka folur për presidenten Vjosa Osmani, duke thënë se pa guximin dhe qëndrimin e saj, historia më e re e Kosovës do të dukej ndryshe.

Ajo ka thënë se Osmani ka kundërshtuar pazaret politike dhe koalicionet sipas saj të dëmshme.


Gërvalla ka thënë se Osmani ka kundërshtuar hapur vendimet e dëmshme për Kosovën.

“Vjosa Osmani guxoi çfarë rrallë kush kishte guxuar para saj, si deputete, si veprimtare politike, si kryetare e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani jo për të parë mbajti qëndrim të patundur duke ju kundërvënë hapur dhe me vendosmëri të gjitha vendimeve të dëmshëm për Kosovën”, tha Gërvalla.

“Më lejoni të përmend vetëm shumë pak prej tyre, sepse lista është shumë e gjatë. Edhe Asociacionit të Komunave serbe iu kundërvu për shkak se shkelte Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe interesat bazike të këtij vendi. Edhe planeve të frikshëm për ndarjen e Kosovës, edhe pazareve politike dhe koalicioneve të pandershme, të gjithave iu kundërvu duke u shndërruar në një personalitet të rrallë në republikën tonë të re. E shtyrë nga parimet dhe bindjet e saj, nuk u përkul asnjëherë as para intrigave të partisë në të cilën ndodhej por luftoi me vite të tëra për demokracinë brenda partisë në të cilën ishte, e shoqëruar nga shumë prej nesh të cilët jemi të pranishëm në këtë sallë”, tha Gërvalla.

Ky është Kuvendi i parë zgjedhor i partisë Guxo, i cili do të konstituojë organet dhe statutin e kësaj partie./kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori