LAJMI I FUNDIT:

Gërvalla: Çnjohja nga Togo ka ndodhur që në vitin 2019

Gërvalla: Çnjohja nga Togo ka ndodhur që në vitin 2019

Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, ka folur pas raportimit për tërheqjen e njohjes së Kosovës nga shteti i Togos.

Në një shkrim në Facebook, Gërvalla tha se çnjohja ka ndodhur që në vitin 2019 dhe jo tani.

“Shumë shkurt, në fund të një dite të ngjeshur me plot takime pozitive për Kosovën dhe rrugën e saj euroatlantike: Të gjithë të ekzaltuarve rreth “ç’njohjes” së Togos dhe propagandës së Daçiqit dua t’iu rikujtoj që ajo ka ndodhur në vitin 2019, pra shumë kohë para se vinte në detyrë kjo qeveri”, tha minsitrja.


Sipas Gërvallës, më e pakta që do të duhej të ndodhte pas një propagande të tillë të përsëritur dhe fushatës kundër Kosovës, është qëndrimi unik ndaj propagandës së Daçiqit dhe Vuçiqit, jo vetëm rreth “ç’njohjeve”.

“Të dhëmbin sytë kur sheh se sa shumë përjargen disa, sa herë që Sllobo i Vogël përpiqet t’i japë një shqelm Kosovës”, tha ajo.

Gërvalla theksoi se Kosova do ta fitojë betejën e saj sot, ashtu siç e ka fituar në 1999.

“Me mençuri, trimëri, guxim, sakrificë e përplot miq e aleatë anembanë botës së lirë dhe demokratike. Dhe Serbia përsëri do të humbasë, siç ka humbur 1999, sepse e vërteta gjithmonë fiton mbi gënjeshtrë”.

“Daçiqi, Vuçiqi dhe të gjithë djelmoshat e tjerë të Kasapit të Ballkanit ndoshta edhe mund ta fitojnë  ndonjë sprint, por Kosova dhe qytetarët e saj përfundimisht do ta fitojnë maratonën, siç e kanë fituar në vitet e 90-ta. Në mos për asgjë tjetër, atëherë për hir të sakrificës së dhimbshme dhe kolosale në rrugën tonë drejt lirisë”, deklaroi Gërvalla./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Më dhunuan për herë të dytë në bodrumin e stacionit të policisë” – Rrëfimi tronditës i të mbijetuarit të luftës

“Më dhunuan për herë të dytë në bodrumin e stacionit të policisë” – Rrëfimi tronditës i të mbijetuarit të luftës

Lajme
Përballje e pazakontë: Familja ruan qetësinë dhe e përzë ariun nga vendi ku po përgatiste fli

Përballje e pazakontë: Familja ruan qetësinë dhe e përzë ariun nga vendi ku po përgatiste fli

Lajme
Dënohen shqiptarët vëlla e motër në Britani me 5 dhe 6 vite burg: “Spiunazh” me informacione nga bursa

Dënohen shqiptarët vëlla e motër në Britani me 5 dhe 6 vite burg: “Spiunazh” me informacione nga bursa

Lajme
Trump në takim me Rutte thotë sërish se e ndali luftën mes Kosovës dhe Serbisë

Trump në takim me Rutte thotë sërish se e ndali luftën mes Kosovës dhe Serbisë

Lajme

"Bajraktari" Vladaj pas Kuvendit të Thethit: Diaspora, Dukagjini, Kukësi e Malësia e Madhe do të na vijnë në ndihmë

Lajme
Arrestohet në flagrancë një zyrtar publik në Prishtinë për marrje ryshfeti

Arrestohet në flagrancë një zyrtar publik në Prishtinë për marrje ryshfeti

Kronika e Zezë
Kalo në kategori