LAJMI I FUNDIT:

Gerrard shihet si pasues i mundshëm i Galtier te Paris Saint-Germain

Gerrard shihet si pasues i mundshëm i Galtier te Paris Saint-Germain

Paris Saint-Germain ka vendosur legjendën Steven Gerrard në listën e ngushtë të zëvendësuesve të mundshëm për trajnerin aktual, Christophe Galtier.

Galtier është nën presion te PSG pas eliminimit nga Kupa e Francës dhe gjithashtu është në prag të eliminimit nga Liga e Kampionëve pas humbjes kundër Bayern Munichut në ndeshjen e parë.

Këto dështime kanë bërë që drejtuesit e klubit të mos qëndrojnë duarkryq, por edhe mediat që kanë filluar të flasin për trajner të njohur që mund ta marrin drejtimin e klubit parisien.


PSG ka në listë tre trajnerë për ta zëvendësuar Galtier, i pari kontaktohet Jose Mourinho
Lexo po ashtu PSG ka në listë tre trajnerë për ta zëvendësuar Galtier, i pari kontaktohet Jose Mourinho

Zinedine Zidane është favorit për të pasuar Galtier, ndërsa është diskutuar edhe emri i ish-trajneri i PSG-së, Thomas Tuchel.

Megjithatë, sipas mediumit Daily Express, anglezi Gerrard është një tjetër emër që po konsiderohet nga klubi francez.

Legjenda e Liverpoolit, Gerrard është një trajner i lirë pasi u shkarkua nga Aston Villa në fillim të këtij sezoni.

Statusi i tij si një ish-lojtar elitar kuptohet të jetë tërheqës për PSG-në pasi ata kërkojnë një trajner që mund të trajtojë zhveshtoren e mbushur me yje. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

La Liga
Marotta po peshkon tek rivalët e Serie A, Interi pritet të transferojë dy yje për 70 milionë euro

Marotta po peshkon tek rivalët e Serie A, Interi pritet të transferojë dy yje për 70 milionë euro

Serie A
Liverpooli e ka gjetur zëvendësuesin e Van Dijk, por Real Madridi mund t’i prishë planet e tyre

Liverpooli e ka gjetur zëvendësuesin e Van Dijk, por Real Madridi mund t’i prishë planet e tyre

Ndërkombëtare
I lidhur me largim nga Man City në fund të sezonit - Guardiola flet për të ardhmen e tij

I lidhur me largim nga Man City në fund të sezonit - Guardiola flet për të ardhmen e tij

Premier League
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori