LAJMI I FUNDIT:

GERMIN me hulumtime për remitencat, potencialin ekonomik dhe angazhimin e profesionistëve nga diaspora

GERMIN me hulumtime për remitencat, potencialin ekonomik dhe angazhimin e profesionistëve nga diaspora

Organizata joqeveritare GERMIN, është duke i realizuar tre hulumtime të ndara për tre çështje me rëndësi për diasporën.

Gjithashtu, GERMIN është në kërkim të profesionistëve të cilët mund të vijnë për një periudhë në Kosovë dhe të japin kontributin e tyre.


“Potenciali Ekonomik dhe Investues i Diasporës Kosovare” është pyetësori i parë që shërben për të hulumtuar pyetjet: Cili është kapaciteti investues financiar i diasporës kosovare?; Cilat lloje të investimeve të diasporës përdoren më së shumti për të investuar?; dhe Cili është vullneti actual i diasporës për të investuar në Kosovë?

Rezultatet e këtij studimi do të përdoren vetëm për qëllime kërkimore dhe informatat e juaja do të ruhen vetëm për këtë qëllim.

Kjo anketë është pjesë e hulumtimit që po realizohet në kuadër të projektit “Veprimi i Komunave për Riintegrim dhe Diasporë” – MARDI të Caritas Switzerland in Kosovo.

Linkun për të plotësuar këtë anketë e gjeni KËTU!

Gjithashtu, të gjithë profesionistët nga diaspora mund të aplikojnë për të kontribuar në zhvillimin e atdheut të tyre me ekspertizën dhe përvojat e tyre në vendet e zhvilluara. Prandaj, nëse jeni profesionistë/e në diasporë dhe dëshironi të angazhoheni për një periudhë afatshkurtër në vendlindjen tuaj, aplikoni duke e plotësuar KËTË formular.

Hulumtimi i dytë lidhet me “Remitancat dhe Diaspora në Kosovë” dhe ky hulumtim mbështetet nga UNDP. Përmes këtij pyetësori, GERMIN synon të vlerësojë ndikimin e mundshëm të konfliktit në Ukrainë dhe rritjen e normave të inflacionit në flukset e remitancave në Kosovë.

Linkun e këtij hulumtimi e gjeni KËTU!

Anketa e tretë është në kuadër të projektit “Angazhimi i Profesionistëve nga Diaspora” dhe ka për qëllim angazhimin e profesionistëve nga diaspora në vendin e tyre amë. Ky hulumtim u dedikohet organizatave të shoqërisë civile, me qëllim të ngritjes së kapaciteteve të tyre në fushat ku ata kanë më së shumti nevojë.

Ky hulumtim kryhet nga GERMIN në bashkëpunim me KCSF, i mbështetur nga USAID.

Linkun për këtë hulumtimi mund ta gjeni KËTU!