LAJMI I FUNDIT:

Gërmimi i kriptovalutës Bitcoin harxhon më shumë energji elektrike se e gjithë Argjentina

Gërmimi i kriptovalutës Bitcoin harxhon më shumë energji elektrike se e gjithë Argjentina

Bitcoin përdor më shumë energji elektrike çdo vit sesa e gjithë Argjentina, kështu thotë analiza nga Universiteti i Kembrixhit.

“Miniera” e kësaj kriptovalute është e etur për energji, duke përfshirë llogaritjet e komplekse kompjuterike për të verifikuar transaksionet.


Studiuesit e Kembrixhit thonë se harxhon rreth 121.36 Terra Wat për orë (TWh) në vit – dhe nuk ka gjasa të bjerë nëse vlera e monedhës nuk bie, përcjell Telegrafi.

Kritikët thonë se vendimi i kompanisë së makinave elektrike Tesla për të investuar shumë në Bitcoin dëmton imazhin e saj mjedisor.

Vlera e Bitcoinit arriti një rekord pre 48 mijë dollarësh, pas njoftimit të Teslas se kishte blerë rreth 1.5 miliard dollarë në vlerë të kësaj kriptovalute.

Mirëpo, rritja e çmimit ofron edhe më shumë nxitje për minatorët e Bitcoin për të drejtuar gjithnjë e më shumë makineri.

“Dhe derisa çmimi rritet, kështu rritet edhe konsumi i energjisë”, thotë Michel Rauchs, studiues në Qendrën e Kembrixhit për Financa Alternative, i cili bashkë-krijoi mjetin në internet që gjeneron këto vlerësime.

Pas investimit të Teslas, vlera e Bitcoinit rritet në rreth 48 mijë dollarë
Lexo po ashtu Pas investimit të Teslas, vlera e Bitcoinit rritet në rreth 48 mijë dollarë

Ky mjet ka renditur konsumin e energjisë elektrike të Bitcoin mbi Argjentinën me 121 TWh, Holandën me 108.8 TWh dhe Emiratet e Bashkuara Arabe me 113.20 TWh.

“Energjia që përdor gërmimi i Bitcoinit mund të furnizojë për 27 vjet të gjithë çajnikët e Britanisë së Madhe”, shtoi Rauchs.

Po ashtu, sasia e energjisë elektrike që harxhohet çdo vit nga pajisjet shtëpiake, të cilat janë gjithmonë të ndezura por joaktive, vetëm në Shtetet e Bashkuara mund të furnizoj të gjithë “minierën” e Bitcoinit për një vit. /Telegrafi/