Gerard Depardieu mohon akuzat për sulm: Nuk do të bëjë gjëra në këtë moshë dhe me 130 kilogramë

Aktori francez, Gerard Depardieu, mohoi akuzat për sulm seksual në një gjykatë të Parisit dje, duke thënë se është shumë i vjetër dhe i shëndoshë për të kryer sulmet e supozuara ndaj grave.
Përkatësisht, ai po gjykohet për sulm ndaj dy bashkëpunëtoreve.
Por ai mohoi të kishte prekur 54-vjeçaren dhe 34-vjeçaren në xhirimet e filmit "The Green Shutters" në 2021.
"Unë nuk do të bëj festë me 76 apo 130 kilogramë. Jam mjaft i pakënaqur. Nuk do t'ia prek prapanicën askujt, as në xhirime apo askund tjetër. Pas asaj që kam lexuar për veten time në tre vitet e fundit, nuk ka nevojë të interpretoj”, tha ai gjatë gjyqit.
Më pas ai deklaroi se nuk i kujtohej nëse e kishte prekur skenografen, por shtoi se mund ta ketë kapur nga ijet.

Asistentja e producentit tha se ajo ishte abuzuar tre herë, me Depardieu duke i kapur të pasmet dhe gjoksin.
Gerard Depardieu pranoi se i vinte turp për këto akuza.
Rastësisht, ky gjyq u shty në tetorin e vitit të kaluar, kur avokati i Depardieu tha se ai ishte i sëmurë pasi kishte diabet dhe probleme të rënda në zemër.
Nëse një gjykatë në Paris e shpall fajtor, ai përballet me pesë vjet burg dhe një gjobë prej 75 mijë eurosh. /Telegrafi/



























































